Luciano Spalletti ka larguar pesë lojtarë nga skuadra e tij e fundit e Italisë, përfshirë mbrojtësin e Arsenalit, Riccardo Calafiori, dhe Matteo Politanon e Napolit.
Spalletti të hënën publikoi listën e tij prej 27 lojtarësh për ndeshjet e para kualifikuese të Italisë për Kupën e Botës 2026. Italia do të përballet me Norvegjinë në Oslo më 6 qershor dhe pas tre ditësh kundër Moldavisë në shtëpi.
Calafiorei nuk u përfshi në skuadrën e Arsenalit për ndeshjen e fundit kundër Southamptonit të dielën.
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, kishte thënë se, Calafiori kishte nevojë për pushim pas rikthimit nga lëndimi.
Përveç Calafiorit dhe Politanos, nuk janë përfshirë as Pietro Comuzzo i Fiorentinës, Matteo Ruggeri i Atalantas dhe Mattia Zaccagni i Lazios. Pesë lojtarët ishin pjesë e Italisë për ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kombeve kundër Gjermanisë në mars. Por janë lënë jashtë listës së Italisë për kualifikueset e Kupës së Botës në qershor.