Futboll

Spanjës i mjaftoi një pjesë për fitoren e thellë

Spanja

Përditësim 22:39 - Spanja ka treguar forcën e saj përballë Bullgarisë. Spanjollët fituan 3:0 ndaj bullgarëve, në ndeshjen e zhvilluar të enjten, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Spanja i shënoi tri golat në pjesën e parë. 

Mikel Oyazabal në minutën e pestë, Marc Cucurella në minutën e 30-të dhe Mikel Merino në minutën e 38-të, shënuan golat për spanjollët. 

Ndeshja Bullgaria – Spanja i takon grupit E kualifikues për Botërorin e vitit të ardhshëm.

Ishte ndeshja e parë për të dyja përfaqësueset.

Spanja me rezultat bindës pas pjesës së parë

Spanja ka treguar forcën e saj në 45 minutat e para të ndeshjes së parë kundër Bullgarisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Spanja ishte bindëse gjatë 45 minutave të pjesës së parë. E mbylli në favor me rezultat 3:0.