Sulmuesi Luis Suarez është dënuar me gjashtë ndeshje moslojë pasi pështyu një anëtar të stafit të ekipit kundërshtar.
Suarezi është anëtar i ekipit amerikan Inter Miami, ndërsa dënimi është i vlefshëm për ndeshjet e Kupës së Ligës në SHBA.
Ai pështyu një anëtar të Seattle Sounders, në një tollovi të krijuar pas ndeshjes së dy skuadrave.
Suarezi nuk do të jetë në gjendje të luajë në këtë garë edicionin e ardhshëm e ndoshta edhe për kohë më të gjatë.
Nuk përjashtohet mundësia që Suarezi të dënohet edhe për ndeshjet e ligës MLS.