Ballkani ka shënuar fitore shumë të thellë ndaj Prishtinës së Re dhe ka dalë në krye të tabelës.
Tri herë kampioni i Kosovës fitoi 6:1 të shtunën në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Almir Kryeziu, Walid Hamidi dhe Valentin Serebe i shënuan nga dy gola në këtë ballafaqim. Ndeshja i takoi xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Kryeziu shënoi supergol fillimisht në minutën e 20-të, ndërsa dhjetë minuta më vonë, Hamidi realizoi me kokë për 2:0.
Algjeriani realizoi dy minuta më pas për 3:0.
Kryeziu për 4:0 shënoi në minutën e 53-të.
Ballkani nuk u ndal. Realizoi edhe një herë tjetër me Sereben për 5:0 në minutën e 72-të, ndërsa në minutën e 74-t, golin e vetëm për mysafirët e shënoi Astrit Berisha.
Serebe, pas një veprimi të mirë individual në zonë, e vendosi rezultatin përfundimtar 6:1.
Pas 16 ndeshjeve, Ballkani kryeson në tabelë me 29 pikë, ndërsa Prishtina e Re mbetet e fundit me 14 pikë.
Edhe tri gola të shpejtë në Suharekë
Janë shënuar edhe tri gola të shpejtë në Suharekë, ndërsa Ballkani është duke fituar 6:1 ndaj Prishtinës së Re.
Valentin Serebe shënoi në minutat 72 dhe 81, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e realizoi Astrit Berisha.
Ballkani thellon rezultatin
Ballkani ka shënuar tjetër gol ndaj Prishtinës së Re dhe është duke fituar 4:0.
Edhe golin e katërt në minutën e 53-të e shënoi Almir Kryeziu.
Ballkani me epërsi të lartë pas pjesës së parë
Me supergolin e Almir Kryeziut dhe dy golave të Walid Hamidit, Ballkani ka krijuar epërsi të lartë pas pjesës së parë në ndeshjen ndaj Prishtinës së Re.
Ballkani është duke fituar 3:0 në ndeshjen e xhiros së 16-të.
Kryeziu shënoi nga gjuajtja e lirë, nga një kënd shumë i vështirë, në minutën e 20-të.
Ndërkohë, algjeriani Hamidi realizoi në minutën e 30-të me kokë, dhe dy minuta më pas shënoi nga afërsia.
Ndeshja po luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Ballkani nuk ndalet
Ballkani nuk ndalet me shënimin e golave ndaj Prishtinës së Re.
Walid Hamidi shënoi edhe një herë tjetër për 3:0, në minutën e 32-të.
Ballkani shënon golin e dytë
Ballkani e ka shënuar edhe golin e dytë në Suharekë ndaj Prishtinës së Re.
Për 2:0 shënoi me kokë me gjuajtje të saktë nga zona sulmuesi algjerian, Walid Hamidi. Hamidi realizoi në minutën e 30-të.
Supergol i Almir Kryeziut
Almir Kryeziu ka shënuar supergol në ndeshjen ndaj Prishtinës së Re.
Ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë, Kryeziu e zhbllokoi në minutën e 20-të.
Ai nga një kënd shumë i vështirë realizoi nga gjuajtja e lirë.
Për Kryeziun ishte goli i pestë i sezonit.
Ndeshja i takon xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në futboll.