Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, mund të kthehet të punojë te Corinthiansi në Brazil.
Interesimin e klubit elitar të Brazilit për Sylvinhon e ka bërë të ditur mediumi brazilian “Bolavip”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSylvinho është prej opsioneve për ta zëvendësuar trajnerin e dorëhequr, Dorival Junior.
Corinthiansi nuk është klub i panjohur për Sylvinhon. Skuadrën braziliane ai e ka udhëhequr nga maji i vitit 2021 deri në shkurt të vitit 2022. Kishte dhënë dorëheqje pas humbjes nga Santosi.
Si trajner i Corinthiansit kishte arritur 17 fitore, 14 barazime dhe 13 humbje. Për klubin brazilian dha kontribut edhe si lojtar në periudhën 1994-1999.
Sylvinho ka kontratë me Federatën Shqiptare të Futbollit deri në fund të muajit korrik. Ende nuk është marrë vendim për të ardhmen e tij te Shqipëria.
E arritura më e madhe e Sylvinhos është paraqitja në Evropianin 2024. Shqipëria së fundmi u eliminua në gjysmëfinale të plejofit për Kupën e Botës.