Futboll

Te Gjermania i japin shpresë Grudës për të ardhmen

Brajan Gruda

Julian Nagelsmann nuk i solli fat ekipit U21 të Gjermanisë. Në sytë e përzgjedhësit të ekipit A, Gjermania U21 humbi finalen e Evropianit kundër Anglisë të shtunën mbrëma, shkruan të dielën mediumi i madh gjerman, Kicker.

“Është e dhimbshme për Toni Di Salvon dhe ekipin e tij U21 që nuk e shpërblyen vetëm për një turne fantastik me titullin e Evropës. Ky ekip frymëzues e meritonte vërtet titullin”, tha Nagelsmann në një intervistë për Federatën e Futbollit të Gjermanisë pas humbjes dramatike 3:2 në kohën shtesë në Bratislavë.

“Ishte shumë kënaqësi t’i ndiqja ata gjatë turneut”.

Ai tha se i pëlqeu shumë “futbolli i guximshëm, ofensiv dhe pasionant” i njëmbëdhjetëshit të Di Salvos.

“Ky ekip ka lojtarë të shkëlqyer dhe djem të mirë. Jo vetëm Nick Woltemade, Rocco Reitz dhe Brajan Gruda, të cilët kanë qenë tashmë me ne në ekipin senior”.

Supas drejtorit sportiv, Rudi Voller, Nagelsmann ka qenë “në kontakt me një ose dy prej tyre” para turneut – dhe kontakti me siguri se do të vazhdoj.

Futbollisti i Brightonit, që garon në Premier League, Gruda ka qenë i ftuar te Gjermania vitin e kaluar. Më 3 qershor të vitit të kaluar ishte në bankën e rezervistëve te Gjermania që barazoi pa gola kundër Ukrainës.