Rubin Kazani ka hapur dyqanin e tretë, në qendër të qytetit të Kazanit.
Në hapje të dyqanit morën pjesë futbollistët Mirlind Daku dhe Igor Vujaçiq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDaku ishte më i kërkuari nga tifozët e klubit rus.
“Dy orë para hapjes zyrtare, radha filloi të formohej jashtë dyqanit. Rreshti për t’i takuar lojtarët ishte i gjatë deri në rrugë”, raporton mediumi rus “Sport”, që ka përcjellë nga afër ceremoninë e hapjes së dyqanit.
Fanella më e kërkuar ishte ajo e Dakut me numrin 10.
“Një djalë rreth shtatë vjeç doli jashtë i mërzitur. Ai iu afrua babait, i cili po qëndronte jashtë: ‘Babi, hajde të shkojmë. Daku nuk është këtu’. Babai kishte mësuar nga organizatorët se Mirlindi do të mbërrinte pas një ore”, shkruan gazeta ruse.

Tifozët e klubit rus kishin pritur me padurim ardhjen e Dakut. E kur kosovari i ishte afruar dyqanit të ri të Rubin Kazanit, thirrjet në drejtim të tij nuk kishin të ndalur. U krijua edhe rrëmujë në rrugë për të takuar reprezentuesin e Shqipërisë.
“Mirlindi u prit si një yll roku, me ovacione ‘Daku! Daku!’”, shkruan mediumi rus.
“Daku kaloi pak më shumë kohë duke nënshkruar autografe sesa Vujaçiq, megjithëse ndoshta ishte me nxitim për t’u kthyer në shtëpi, pasi gruaja dhe vajza e tij e vogël kishin mbërritur në Kazan për ta vizituar. Mirlindi ishte i hapur për të gjithë dhe iu përgjigj çdo pyetjeje, përfshirë edhe në lidhje me performancën dhe objektivat e tij për sezonin”.

Pas përfundimit të ceremonisë së autografeve, Daku u largua nga dyqani. Por Daku u ndalua për të dhënë edhe nënshkrimin e fundit.
“Djali që nuk e kishte pritur Dakun u kthye nga shitorja ushqimore pikërisht kur Mirlindi u largua nën thirrjet ‘Daku! Daku!’”, shkruan “Sport”.
Sulmuesi kuqezi është kthyer së fundmi nga lëndimi, që e la jashtë një kohe të gjatë.
Ekipit nga Kazani i mungoi nga fillimi i dhjetorit të vitit të kaluar.
Para se të lëndohej, Daku për ekipin e Rubinit shënoi nëntë gola.
