Pasi e nisën me humbje ciklin kualifikues për në Evropianin e vitit të ardhshëm, Përfaqësuesja U17 e Kosovës të shtunën ka pësuar tjetër disfatë.
Kosova U17 të shtunën pësoi disfatë 4:3 në ndeshjen dramatike ndaj Austrisë.
Edin Jakupi e kaloi në epërsi Austrinë U17 në minutën e tetë.
Pesë minuta më pas, Jakupi, i dyfishoi shifrat.
“Dardanët” e rinj rezultatin në 2:1 e ngushtuan në minutën e 42-të me golin që e shënoi Unejs Mustafa.
Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, Arjon Llugaxhiu, i barazoi shifrat në 2:2.
Joseph M'Bock krejt në fund të pjesës së parë e kaloi në epërsi 3:2 Austrinë U17.
Në minutën e 52-të, Luca Mijatoviq, realizoi për 4:2 e që ishte edhe goli i fitores për Austrinë U17.
Golin e tretë për Kosovën U17 e shënoi Endi Krasniqi në minutën e 61-të.
Të mërkurën, Kosova U17 u mposht me rezultatin 2:0 nga Republika e Irlandës në nisje të kualifikimeve.
Ndeshjet e Grupit 6 ku përveç Kosovës e Irlandës janë edhe Austria dhe Ishujt Faroe, organizohen në Austri.
Austria U17 i prin Grupit me gjashtë pikë. Gjashtë pikë i ka edhe Irlanda në pozitën e dytë. Ndërsa Kosova e Ishujt Faroe janë në dy vendet e fundit pa pikë.