Tottenhami e ka nisur me fitore fazën e ligës në Champions.
Të martën mbrëma, skuadra angleze fitoi 1:0 ndaj Villarrealit spanjoll.
Ndeshja u vendos herët, përkatësisht që në minutën e katërt. Portieri i Villarrealit, Luiz Junior, shënoi autogol gjatë tentimit për të larguar topin pas një krosimi.
Shifrat më nuk ndryshuan, ndonëse të dy skuadrat kishin rastet e tyre.
