Futboll

Tottenhami nuk gabon, siguron finalen me Unitedin

Tottenham

Foto: Associated Press

Me dy gola të shënuar në pjesën e dytë, Tottenhami ka realizuar tjetër fitore në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës ndaj Bodo/Glimtit norvegjez. 

Tottenhami fitoi 2:0 të ejnten mbrëma, për të avancuar në finalen e 21 majit me rezultatin e përgjithshëm, 5:1. 

Dominik Solanke në minutën e 63-të dhe Pedro Porro me golin e minutës së 69-të, realizuan për golat e fitores. 

Në finale Tottenhami do të ballafaqohet me Manchester Unitedin.