Futboll

Tovërlani: Do të bëjmë çmos për rezultat pozitiv

tov

Përzgjedhësi i Kosovës U21 në futboll, Afrim Tovërlani, ka vlerësuar Qipron por ka shtuar se synojnë rezultat pozitiv të premten. Ndeshja Qipro U21 – Kosova U21 luhet të premten nga ora 18:00 dhe u takon kualifikimeve për Evropianin 2027 që organizohet nga Shqipëria dhe Serbia. 

Për ndeshjet ndaj Qipros e Finlandës, Kosova i ka nisur përgatitjet të martën në Larnaca. 

“Qipro është skuadër shumë më cilësore, më kualitative, mirëpo ashtu siç i kanë ata llogaritë e tyre, i kemi edhe ne llogaritë tona dhe nuk na interesojnë llogaritë e atyre. Kemi ardhur për rezultat pozitiv dhe do të bëjmë çmos për të arritur rezultat pozitiv”, ka thënë Tovërlani për Federatën e Futbollit të Kosovës. 

Kosova U21 është e treta në grup me katër pikë nga tri ndeshje, kurse Qiproja dhe San Marino janë pa pikë. 

Spanja është lidere me nëntë pikë, kurse Rumania mban vendin e dytë me shtatë pikë. Finlanda është e treta me gjashtë pikë. 

“Dardanët” e rinj kundër Finlandës do të përballen më 18 nëntor në Turku. Ndeshja luhet nga ora 17:30.