Skuadra turke, Trabzonspor, dëshiron ta transferojë sulmuesin e Shqipërisë, Myrto Uzunin.
“Habergo” ka shkruar të martën se Trabzoni është duke e monitoruar nga afër situatën e Uzunit.
Uzuni luan për skuadrën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Austin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoParaqitjet pozitive të Uzunit me Austinin këtë edicion kanë bërë që Trabzoni të shpreh interesim.
30-vjeçari me Austinin ka kontratë deri në fund të vitit të ardhshëm.
Trabzoni kishte bërë përpjekje të nënshkruante me Uzunin edhe në afatin kalimtar të janarit, por transferimi nuk u realizua.
Uzuni tek Austini u transferua vitin e kaluar nga Granada spanjolle për 12 milionë euro.