Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Trajneri i Augsburgut konfirmon largimin e Rexhbeçajt

Elvis Rexhbeçaj

Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, nuk do të jetë pjesë e Augsburgut në edicionin tjetër. 

Mediumet në Gjermani kanë shkruar në ditët e fundit se Rexhbeçaj do t’i bashkohet Wolfsburgut si futbollist i lirë, edhe nëse ish-skuadra e 28-vjeçarit nuk e siguron qëndrimin në elitën gjermane të futbollit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lajmin për largimin e tij e ka konfirmuar trajneri i Augsburgut, Manuel Baum. 

Baum ka folur në konferencën për shtyp të enjten, para ndeshjes me Bayer Leverkusenin që luhet të shtunën nga ora 15:30. 

“Si qëndrojnë gjërat, ai do të transferohet te një klub tjetër”, ka deklaruar Baum të enjten.

Rexhbeçaj, siç njofton mediumi “Sky”, do të nënshkruajë kontratë me Wolfsburgun deri në vitin 2030. 
Rexhbeçaj është rritur si futbollist te Wolfsburgu dhe qëndroi deri në vitin 2020. Më pas bëri karrierë te Kolni e Bochumi, kurse tek Augsburgu është prej vitit 2022.

Rexhbeçaj me Wolfsburgun i ka zhvilluar 50 ndeshje, ndërsa pati 12 gola të shënuar e shtatë asistime. Ai i ka 16 paraqitje me Kosovën dhe dy gola të shënuar.