Futboll

Trajneri i Dinamo Zagrebit flet për lëndimin e Hoxhës

Arber Hoxha

Arbër Hoxha ishte në përbërjen startuese për Dinamon

Sulmuesi i krahut, Arbër Hoxha, shkëlqeu në ndeshjen që u zhvillua ndërmjet Dinamo Zagrebit dhe Slaven Belupos. 

Dinamo të dielën fitoi thellë, 4:1, në ndeshjen që i takoi javës së tetë të elitës kroate.

Hoxha shënoi supergol dhe kontribuoi me një asistim. Ai luajti vetëm pjesën e parë.

Trajneri i Dinamo Zagrebit, Mario Kovaçeviq, ka treguar se Hoxha ka lëndim. 

“Arbër Hoxha u zëvendësua pas pjesës së parë për shkak të një problemi të vogël në muskujt e kofshës. Hoxha dhe Mateo Lisica po luajnë mirë. Kur erdha i thash Hoxhës ‘ke durim, do të luash’. E di çfarë lloj lojtari është. E dini vetë që kam thënë se ai mund të vendosë ndeshje. Jam i kënaqur me formën e tij, shpresoj se nuk është ndonjë dëmtim serioz”, ka thënë Kovaçeviq. 

26-vjeçari Hoxha po kalon formë të mirë këtë edicion. 

Në tetë ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka realizuar dy gola dhe ka bërë tri asistime.