Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tri prej klubeve më të mëdha në prag të eliminimit në Champions

Real Madridi

Tri prej klubeve më të mëdha të futbollit evropian janë në prag të eliminimit nga Liga e Kampionëve.
Real Madridi, Liverpooli dhe Barcelona duhet të përmbysin rezultatin e ndeshjeve të para çerekfinale. Së bashku, tri klubet kanë 26 trofe të garës kryesore evropiane. 

Por janë në pozitë të pavolitshme në prag të ndeshjeve të kthimit që zhvillohen këtë javë.
Rekordmeni për trofe evropianë, Real Madridi, e humbi 2:1 ndeshjen e parë ndaj Bayernit, të cilën e luajti në shtëpi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Liverpooli është në disavantazh 2:0 përballë kampionit në fuqi, PSG, ndërsa me rezultat të njëjtë humbi edhe Barcelona në shtëpi nga Atletico Madridi.

Ndeshjet Atletico Madrid – Barcelona dhe Liverpool – Paris janë të martën prej orës 21:00. Të mërkurën luhen ndeshjet Arsenal – Sporting dhe Bayern – Real Madrid.