Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zirkzee pajtohet për largim nga Manchester Unitedi

Joshua Zirkzee

Sulmuesi 25-vjeçar, Joshua Zirkzee, ka dhënë dritën e gjelbër për tu larguar nga klubi anglez Manchester United.

Reprezentuesi holandez është i gatshëm t’i jap fund aventurës në “Old Trafford”, duke e favorizuar kthimin në Serie A.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Zirkzee, i cili u transferua te Manchester Unitedi nga Bologna në vitin 2024 për  36.5 milion funtesh, është i entuziazmuar për mundësinë e një kthimi në Itali pas një periudhe të vështirë në Premier League.

Klubi anglez është i gatshëm ta shesë sulmuesin për 35 deri në 40 milionë euro. 

Një marrveshje huazimi me opsion ose detyrim blerjeje mund të shqyrtohet.

Edhe Roma synon transferimin e Zirkzees Futboll 6 muaj më parë Roma synon transferimin e Zirkzees

Ndër klubet e interesuara për sulmuesin është Juventusi.

Zirkzee në 56 paraqitje me Manchester Unitedin ka shënuar pesë gola dhe ka bërë dy asistime.