Futboll

Turqia synon qëndrimin në nivelin e dytë

Turqia

Rënia në Ligën C të Ligës së Kombeve të UEFA-s, që është niveli i tretë, nuk është opsion për Turqisë.

Kështu kanë thënë të enjten dy futbollistet e Turqisë, Melike Pekel dhe Ece Turkoglu. Ndeshja e parë e plejofit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë luhet të premten në Prishtinë nga ora 17:00. Ndeshja kthyese është pas katër ditësh. “E dimë sa të rëndësishme janë këto ndeshje. Do të luftojmë për të fituar të dyja ndeshjet dhe për të vazhduar udhëtimin tonë. Ne nuk e nënvlerësojmë asnjë ekip. Kosova ka shtatë lojtarë që luajnë për klubet tona dhe i kemi analizuar nga afër. Jemi gati”, ka thënë Pekel.

Futbollistja tjetër e Turqisë, Ece Turkoglu ka thënë se nuk janë të nivelit të Ligës C. 

“Këto dy ndeshje tregojnë se sa jemi ngritur. I kemi studiuar mirë. Jemi në formë të mirë. Për t’u përballur me nivelin e Evropës, na u desh të rrisnim punën në forcë fizike. E kemi bërë këtë përmes stërvitjeve intensive. Tani jemi gati. Nuk jemi ende në nivelin perfekt, por jemi në rrugën e duhur”, është shprehur Turkoglu.