Katër lojtarë të Real Madridit, përfshirë Kylian Mbappen dhe Vinicius Juniorin, janë duke u hetuar për “sjellje të pahijshme”, në ndeshjen ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve, ka thënë UEFA të enjten.
UEFA ka njoftuar se nga dueli i zhvilluar më 12 mars e që i takonte ndeshjes kthyese të një të tetës së finales së Championsit, nën hetim kanë përfunduar edhe Antonio Rudiger dhe Dani Ceballos.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVideo të ndryshme kanë qarkulluar në rrjetet sociale për katër futbollistët e Real Madridit, që festuan para lojtarëve të Atleticos pas fitores 4:2 në penallti.
Për skena të ngjashme në Kampionatin Evropian vitin e kaluar, lojtari i Realit, Jude Bellingham ishte dënuar me një ndeshje moslojë, por me kusht për periudhë njëvjeçare. Ai ishte gjobitur edhe me 30 mijë euro.