Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Unitedi fiton dhe forcohet në vendin e tretë

Manchester United - Aston Villa

Manchester Unitedi ka shënuar fitore të rëndësishme në garën për të siguruar njërin prej katër vendeve që sigurojnë paraqitjen në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Unitedi mposhti të dielën Aston Villan në shtëpi me rezultat 3:1. Ndeshja United – Aston  Villa i takoi xhiros së 30-të të Premier Leagues së Anglisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Casemiro në minutën e 53-të shënoi golin e parë. Më pas Aston Villa barazoi shifrat në minutën e 64-t me gol të Ross Barkleyt.

Por Unitedi reagoi shpejtë për epërsinë e dytë.

Për 2:1 shënoi gol Matheus Cunha në minutën e 71-të.

Dhjetë minuta më vonë Benjamin Sheshko shënoi për rezultatin përfundimtar, 3:1.

Me fitoren ndaj Aston Villas, Unitedi është forcuar në vendin e tretë me 54 pikë. Në vendin e katërt me tri pikë më pak është Aston Villa.

Ndërkohë dy ndeshjet tjera, Nottingham – Fulham dhe Crystal Palace – Leeds United përfunduan me rezultat të njëjtë, 0:0.