Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Vazhdojnë bisedimet për kthimin e Muriqit te Fenerbahçe

muriqi

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, dëshiron të përshpejtohen bisedimet për kalimin nga Mallorca te Fenerbahçe. 

Menaxheri i Muriqit, Utku Cenikli, të hënën ka udhëtuar drejt Mallorcas për të vazhduar bisedimet me drejtuesit e klubi spanjoll.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ultima Hora” ka raportuar se menaxheri Cenikli do t’i kërkojë Mallorcas të pajtohet për shitjen Muriqit me një çmim të arsyeshëm.

“Muriqi nuk planifikon ta bartë fanellën e Mallorcas në Kategorinë e Dytë. Menaxheri i sulmuesit kosovar po kërkon të finalizojnë një marrëveshje që do të lehtësonte largimin e tij këtë verë drejt Fenerbahçes. Dhe sa më shpejt të ndodhë kjo, aq më mirë për të gjitha palët e përfshira”, shkruan “Ultima Hora”.

Sipas mediumit të afërt me klubin spanjoll, Cenikli ka udhëtuar drejt Spanjës me këshilltarin e kandidatit për president të Fenerbahçes, Aziz Yildirim.

Mallorca është në dijeni të dëshirës së Muriqit për t’u larguar nga ishulli pas rënies së skuadrës nga La Liga.

Mallorca kërkon 20 milionë euro për lirimin e Muriqit, i cili ka kontratë deri në vitin 2029.
Muriqi ka luajtur me shumë sukses më herët te Fenerbahçe.