Veldin Hoxha pritet të jetë prej mesfushorëve të rëndësishëm të Kosovës në të ardhmen.
Dhe 22-vjeçari i lindur në Rijekë të Kroacisë, merr përgjegjësi në përfaqësuese në një ndeshje shumë të vështirë.
Hoxha, që bën karrierë te Rubin Kazani në Rusi, luan përkrah Leon Avdullahut në mesfushën e Kosovës në ndeshjen ndaj Suedisë që zhvillohet nga ora 20:45 në Goteborg.
Hoxha starton në mungesë të Elvis Rexhbeçajt të lënduar. Hoxha e ka vetëm një paraqitje për Kosovën. Ndaj Suedisë muajin e kaluar në Prishtinë, u aktivizua në minutën e 92-të në vend të Florent Muslijës.
Në përbërjen e Kosovës pas shumë vjetësh kthehet mbrojtësi i qendrës, Kreshnik Hajrizi. Ai debutoi më 19 nëntor 2022, kur luajti 90 minuta ndaj Ishujve Faroe.
I kishte edhe tri paraqitje të tjera në vitin 2023.
Hajrizi luan për Sionin në Zvicër, ndërsa ftohet rrallë në përfaqësuese. E ka fituar rastin të luajë përkrah Albian Hajdarit e Ilir Krasniqit për shkak të mungesave të shumta.
