Një rekord i ri golash u vendos në xhiron e tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Jo më pak se 71 gola u shënuan në 18 ndeshjet e xhiros së tretë. Asnjëherë më parë nuk janë shënuar kaq shumë gola në Ligën e Kampionëve brenda një jave. Tre ndeshje përfunduan pa gola, por pati fitore shumë të thella. PSG-ja mposhti Leverkusenin 7:2 e PSV Eindhoveni fitoi 6:2 ndaj Napolit.
Në xhiron e parë të edicionit aktual dhe javën e pestë të edicionit të kaluar të Championsit ishin shënuar 67 gola në 18 ndeshje. Formati i Ligës së Kampionëve më herët kishte 16 ndeshje. Tani ka 18.
Nga edicioni i kaluar është, faza e grupeve është zëvendësuar me fazën e ligës.