Futboll

Villa, Chelsea e Tottenhami futen në garë për Asllanin

Fisnik Asllani

Pos klubeve të mëdha gjermane si Bayern Munchen e Borussia Dortmund, edhe klube angleze si Aston Villa, Chelsea dhe Totttenham Hotspur po e shqyrtojnë mundësinë e transferimit të sulmuesit të Kosovës, Fisnik Asllanit.

Kështu ka shkruar të hënën “TBR Football”.

Paraqitjet e Asllanit këtë edicion me Hoffenhemin nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubet e mëdha nga vendet e ndryshme evropiane.

Një transferim i Asllanit në afatin kalimtar të janarit nuk duket i mundshëm. Ai pritet të largohet nga Hoffenheimi në verën e ardhshme. Asllani me Hoffenheimin ka kontratë deri në vitin 2029.

Sipas raportimeve, skuadra që dëshiron t’i sigurojë shërbimet e Asllanit duhet të shpenzojë 50 milionë euro.

Në 17 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat këtë edicion, sulmuesi i qendrës ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë tri asistime.