Futboll

Villa kthehet te fitorja, mposht Nottinghamin

Villa kthehet te fitorja, mposht Nottinghamin

Pas disfatës që e pësoi xhiron e kaluar nga Arsenali, Aston Villa, është kthyer te fitorja në Premier League. 

Në kuadër të javës së 20-të të elitës së futbollit anglez, Villa, e mposhti Nottingham Forestin në shtëpi me rezultatin, 3:1. 

Villa e mbylli pjesën e parë në epërsi me golin që e realizoi sulmuesi anglez, Ollie Watkins, në minutën e parë shtesë. 

Mesfushori skocez, John McGinn, i dyfishoi shifrat në minutën e 49-të. 

Nottinghami rezultatin në 2:1 e ngushtoi në minutën e 61-të. Realizator i golit ishte Morgan Gibbs-White. 

Ndërsa golin e tretë për vendësit e shënoi sërish McGinn në minutën e 73-të. 

Villa ka 42 pikë dhe është lartë në tabelë. Nottinghami është në pjesën e poshtme të tabelës me 18 pikë.