Sulmuesit e Real Madridit, Vinicius Junior dhe Rodrygo, janë kthyer në Përfaqësuesen e Brazilit, pasi janë në listën e selektorit Carlo Ancelotti për dy ndeshjet e muajit tetor në Azi.
Brazili do të luajë ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë në miqësore.
Ylli i futbollit, Neymar, vazhdon të mbetet jashtë listës për shkak të një tjetër lëndimi, kësaj radhe në kofshën e këmbës së majtë.
Viniciusi nuk ka luajtur për Brazilin në dy ndeshjet e fundit në muajin shtator, në kualifikimet e Kupës së Botës.
Për shkak të lëndimeve mungojnë edhe Raphinha, Marquinhos dhe Alisson Becker.
Miqësorja e parë është në Seul më 10 tetor, ndërsa katër ditë më vonë në Tokio.