Futboll

West Hami shkarkon Potterin

pott

Graham Potter është shkarkuar nga West Ham Unitedi. 

Trajneri Potter, i cili e zëvendësoi Julen Lopeteguin dhe nënshkroi kontratë për dy vjet e gjysmë në muajin janar, nuk ka arritur rezultatet e kërkuara. 

Lajmi për shkarkimin e tij u bë i ditur të shtunën në faqen zyrtare të klubit anglez. 

“Rezultatet dhe paraqitja në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, si dhe fillimi i sezonit të ri, nuk i kanë përmbushur pritshmëritë”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e klubit. 

West Hami pas pesë xhirove në Premier League renditet i parafundit me tri pikë.