Klubi polak, Wisla Plock, pritet që ta blejë kartonin e mbrojtësit të Kosovës, Dion Gallapenit.
Gallapeni më 16 shkurt u huazua te Wisla Plock nga klubi tjetër polak, Widzew Lodz, për pjesën e dytë të edicionit 2025/26.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoWisla Plock ka vendosur që ta ushtrojë të drejtën e blerjes të kartonit të reprezentuesit të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur të martën gazetari Zelislaw Zyzynski.
Plock do të paguaj rreth 800 mijë euro për t’i siguruar shërbimet e Gallapenit.
Synimi i Wisla Plockut pas blerjes së kartonit është që ta shes Gallapenin për një shifër më të lartë.
21-vjeçari me Lodzin ka kontratë deri në verën e vitit 2029.
Gallapeni në dhjetë ndeshjet e zhvilluara me Wisla Plock në pjesën e dytë të edicionit kontribuoi me tri asistime.