Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Xhaka kthehet, te Sunderlandi të lumtur

Granit Xhaka

Sunderlandi mori një lajm shumë të mirë të premten, në prag të ndeshjes ndaj Fulhamit në Premier League.

Për ndeshjen e së dielës nën urdhrat e trajnerit Regis Le Bris do të jetë edhe kapiteni i skuadrës, Granit Xhaka. Ai ka munguar në pesë ndeshje rresht për shkak të një lëndimi të kyçit të këmbës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Graniti ka stërvitur thuajse gjithë javën, kështu që do të jetë në dispozicion të dielën”, ka thënë Le Bris të premten në konferencë për shtyp.

Sunderlandi vazhdon të përballet me mungesa, por kthimi i Xhakës është lajm i shumëpritur për skuadrën dhe tifozët e zjarrtë të saj.

Sunderlandi i humbi tri prej katër ndeshjeve në Premier Leaguen në mungesë të Xhakës. Pësoi nga West Hami, Arsenali e Liverpooli. Ndërkohë fitoi 3:0 ndaj Burnely dhe ndaj Oxford Cityt në Kupën FA.

Sunderlandi e pret Fulhamin të dielën nga ora 15:00. Ndeshja i takon xhiros së 27-të të elitës angleze. Për shkak të disfatave të fundit, Sunderlandi ka rënë në vendin e 11-të me 36 pikë, sa i ka edhe Newcastle në vendin e dhjetë. Sa ishte Xhaka i gatshëm, skuadra ishte dukshëm më lart në renditje.

Xhaka është lider i pakontestueshëm në fushë i Sunderlandit këtë edicion.