Sulmuesi shqiptar Redon Xhixha e ka shënuar golin e dytë në elitën e futbollit të Azerbajxhanit.
Xhixha realizoi për Qarabagun të premten mbrëma në ndeshjen e xhiros së 28-të. Qarabagu fitoi me rezultatin 6:1, ndërsa Xhixha e shënoi golin e gjashtë në minutën e 88-të.
Ai u inkuadrua në minutën e 83-të, ndërsa pas pesë minutash shënoi për 6:0.
Qarabagu është lider me 69 pikë.