Mbrojtësi Albian Hajdari kaloi te Hoffenheimi në Bundesligë dhe la të hapur mundësinë e ndryshimit të përfaqësueses. Ai tashmë ka debutuar për Zvicrën.
Selektori i Zvicrës, Murat Yakin ka theksuar se e kanë planin për Hajdarin.
Yakin ka thënë se kishin marrëveshje për të mos e ftuar Hajdarin për ndeshjet e shtatorit.
"Ne kemi planin për të, por do t'i adresohemi pas ndeshjeve të shtatorit", ka theksuar Yakin.