Lamine Yamal është në dyshim për të luajtur të dielën ndaj Valencias.
Ballafaqimi nis në orën 21:00 dhe luhet në “Estadi Johan Cruyff”, por Barcelona mund të mos e ketë yllin e skuadrës në fushë për shkak të një lëndimi, kanë njoftuar mediumet spanjolle të shtunën.
“Marca” madje ka shkruar se Yamali nuk ka stërvitur fare me ekipin një ditë para ndeshjes.
Te Barcelona të lënduar janë edhe Alejandro Balde dhe Gavi.