Futboll

Yamali rrezikon paraqitjen në “El Clasico”

y

Superylli i futbollit, Lamine Yamal, është lënduar sërish dhe të shtunën, trajneri Hansi Flick ka bërë të ditur se ai mund të mungojë edhe në “El Clasico” ndaj Real Madridit. 

18-vjeçari Yamal ka pësuar tjetër lëndim dhe mund të mos luajë në ndeshjen derbi më 26 tetor. 

“Kam folur me Laminen në mëngjes. Të gjithë i dimë kualitetet e tij, por është përgjegjësia ime për minutazhën e tij në lojë kur të kthehet. Nëse lojtarët nuk janë 100 për qind të gatshëm, duhet të ushtrojnë për t’u kthyer. Nuk është lëndim muskulor. Nuk e dimë nëse ai do të kthehet brenda dy, tri apo katër javësh. Duhet t’i menaxhojmë minutat e tij. Ai do të punojë me ekipin në rikuperim dhe do të shkojë hap pas hapi. Do ta shohim zhvillimin e tij”, ka deklaruar Hansi Flick, shkruan “Mundo Deportivo”. 

Yamali ka realizuar dy gola dhe katër asistime në pesë ndeshje për Barcelonën në këtë edicion.