Sulmuesi Baton Zabërgja thotë se Kosovës i mungoi fati në ndeshjen kundër Çekisë.
Ai ka theksuar se pranimi i golit të parë në minutën e 12-të, ndryshoi rrjedhën e lojës. Çekët e shënuan edhe golin e dytë në pjesën e parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Si skuadra kemi qenë të dyja të barabarta, por ndikoi goli i pësuar herët. Ai gol ndryshoi rrjedhën e lojës, sepse në përgjithësi mendoj se ishim të barabartë”, ka thënë Zabërgja.
Ai ka shtuar se me pak fat ndeshja në Pragë mund të kishte përfunduar baras.
Çekët mposhtën “Dardanët” 2:1 të dielën. Golin e vetëm për Kosovën e shënoi Lindon Emërllahu.
“Ne nuk i shfrytëzuam rastet tona dhe futbolli është i tillë, mirëpo edhe pas 2:0 në pjesën e dytë më shumë dominuam kundërshtarin dhe me pak fat edhe mund të mbyllej baras kjo ndeshje”, ka thënë Zabërgja.
Zabërgja luan për Metalist 1925 të Ukrainës, ndërsa për Kosovën, ka zhvilluar pesë ndeshje.