Ndeshja mes Thunit dhe Baselit nuk do të zhvillohet të shtunën.
Arsyeja është sepse dhoma e zhveshjes në stadiumin “St. Jakob-Park” është përfshirë nga zjarri të premten mbrëma.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutoritetet në Basel kanë thënë se nuk ka pasur të lënduar, por dëmet materiale ishin të mëdha.
“E gjithë dhoma e zhveshjes ishte e shkatërruar. Janë dëmtuar edhe dhomat me pajisje, rekuizitat e lojtarëve dhe të trajnerëve. Zyra e trajnerit, menaxherit të ekipit, dhomat e fizioterapistëve, dushet dhe gjëra tjera me rëndësi, janë shkatërruar po ashtu”, ka njoftuar Baseli të shtunën në mëngjes.
Thuni është lider në Superligën e Zvicrës me 71 pikë. Baseli është i katërti me 53 pikë.