Mbrojtësi i krahut të majtë, Dion Gallapeni, është prezantuar zyrtarisht nga skuadra polake, Widzew Lodz.
Gallapeni 20-vjeçar, deri më tani ishte te Prishtina, ndërsa me Lodzin firmosi kontratë të vlefshme për katër vjet.
Gallapeni hapat e parë i bëri te shkolla e futbollit Winner nga Prizreni e më pas zhvillimin e vazhdoi te Prishtina. Tashmë ka debutuar te Kosova.
“Është hap i rëndësishëm për karrierën time dhe jam i lumtur për këtë zgjedhje. Ëidzeëi është klub me traditë të madhe, me numër të madh të tifozëve të zjarrtë dhe projekti i ekipit është shans për zhvillim të mëtejmë. Kur mora ofertën e Ëidzeë Lodzit, fola me Kreshnik Hajrizin që ishte këtu së fundi, dhe ai më tha se do të ishte lëvizje e mirë për mua”, ka thënë Gallapeni.
Te klubi polak presin shumë nga mbrojtësi i ri kosovar.
Drejtori sportiv, Mindaugas Nikolicius, ka thënë se Gallapeni e lexon lojën mirë në aspektin defanziv dhe bën presion ndaj kundërshtarit.
“Ai është po ashtu i kujdesshëm në mbulimin e kundërshtarin. Në sulm, ai krijon hapësirë për bashkëlojtarët dhe bashkëpunon shumë mirë me ta. Ai krijon avantazh në fushën e kundërshtarit dhe asiston në golat e ekipit”, ka thënë Nikolicius.
“Personalisht kam pritje të mëdha nga Dioni dhe nuk kam dyshime si ai do t’i përmbushë ato. Duhet të shtoj që po ndërtojmë një Widzew të fortë, pasi po shtojmë tjetër lojtar reprezentues”.
Widzew Lodzi e përfundoi kampionatin e kaluar në vendin e 13-të. Trajner i kësaj skuadre është kroati Zhelko Sopiq.