Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, është kthyer te Wolfsburgu, ku edhe u zhvillua si lojtar. Pas katër vjetësh tek Augsburgu, Rexhbeçaj do të kthehet te Wolfsburgu për edicionin e ardhshëm. Deri në fund të edicionit aktual do të jetë tek Augsburgu.
Ai ka firmosur me Wolfsburgun kontratë të vlefshme deri në vitin 2030.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me Elvisin kemi kthyer lojtarin që ka lidhje të fortë me klubin dhe qytetin. Fakti që ai ia ka besuar të ardhmen Wolfsburgut në këtë fazë sfiduese sportive na bën edhe më të kënaqur. Pos kualiteteve të futbollit ai ka edhe personalitet të fortë, që shihet brenda dhe jashtë fushës. Ai jep çdo gjë në secilën ndeshje dhe merr përgjegjësi", ka thënë drejtori sportiv i Wolfsburgut, Pirmin Schwegler.
Rexhbeçaj ishte bashkuar me Akademinë e Wolfsburgut në moshën 12-vjeçare dhe depërtoi deri në ekipin e parë.
“Kthimi te Wolfsburgu do të jetë diçka e veçantë për mua. Jam rritur këtu dhe kam nisur karrierën në Bundesligë te Wolfsburgu. Do të jem gjithnjë falënderues për këtë. Dhe kur dera u hap sërish, ishte e qartë për mua se doja të kthehesha. Por edhe një gjë është e qartë, deri në fund do të jap çdo gjë për Augsburgun", ka thënë mesfushori.
Wolfsburgu është i parafundit në Bundesligë dhe rrezikon seriozisht largimin nga elita gjermane.
“Pas diskutimeve pozitive dhe të mbushura me besim, kemi vendosur të mos ia vazhdojmë kontratën Elvisit”, tha drejtori sportiv i Augsburgut, Benni Weber.
Tek Augsburgu i janë mirënjohës Rexhbeçajt për kontributin e dhënë, ndërsa presin maksimumin nga ai edhe në ndeshjet e mbetura të këtij edicioni.
“Elvisi gjithmonë jepte gjithçka në fushë dhe e vinte ekipin në rend të parë. Jemi jashtëzakonisht mirënjohës për këtë. Kushdo që e njeh Elvisin e di se ai do të vazhdojë të japë gjithçka në ndeshjet e mbetura të sezonit për të na ndihmuar të përfundojmë me sukses sa më të madh”, ka shtuar Weber.
Rexhbeçaj iu bashkua Augsburgut për edicionin 2022/2023, ndërsa deri tash ka luajtur 117 ndeshje. Ka shënuar gjashtë gola dhe ka dy asistime.
Për Wolfsburgun në të kaluarën ka luajtur 32 ndeshje. Në total në Bundesligë, Rexhbeçaj ka luajtur 212 ndeshje.
Me 28-vjeçarin, Wolfsburgu ka nisur ndryshim të madh në skuadër.
Rexhbeçaj për Kosovën ka luajtur 16 ndeshje dhe ka dy gola të shënuar. Është prej lojtarëve të rëndësishëm.
