Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 26 Apr 2024

Dashi

21 mars - 19 prill

Duhet të jeni të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë në të gjitha marrëdhëniet tuaja. Nëse vëreni se një shok ose koleg i punës duket se është i largët dhe i hutuar, kërkoni të bisedojë me ju. Sa më shumë kohë të kaloni së bashku dhe sa më shumë të flisni, aq më shumë do të mësoni për njëri-tjetrin.

Demi

20 prill - 20 maj

Jeni kureshtarë të zbuloni çfarë është duke e bërë një koleg pune të sillet tërësisht ndryshe nga karakteri i tij. Paparashikueshmëria e tij do t’ju lërë të hutuar. Tani për tani, shkoni me çdo ndryshim të papritur të planeve, në vend që të këmbëngulni dhe të kërkoni shpjegim pse planet ndryshuan.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Ju pëlqen të keni një sërë projektesh në lëvizje në të njëjtën kohë. Nuk është e vështirë për ju të përballoni dy ose edhe më shumë punë në të njëjtën kohë. Megjithatë, kohët e fundit duhet të jeni më të kujdesshëm.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Ende nuk e keni kthyer diçka që keni marrë hua nga një mik, megjithëse keni dashur ta bëni këtë për një kohë. Bëjeni tani ndërsa jeni duke menduar për të. Do t'ju bënte mirë të largoheni nga rutina e zakonshme pasi jeni lodhur shumë nga punët e përditshme.

Luani

23 korrik - 22 gush

Numëroni deri në dhjetë nëse jeni gati të reagoni me zemërim. Mbani nën kontroll emocionet tuaja. Ju nuk dëshironi që njerëzit të kenë mendim të gabuar për ju, shkaku i një reagimi të pamatur.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Ju nuk mund të shëroni një marrëdhënie të prishur nëse nuk kaloni shumë kohë së bashku. Bëni një përpjekje për të aranzhuar një pushim diku më larg vendit. Kushtojini më shumë kohë atyre që doni.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Dikush po përpiqet t’ju bindë të ndiqni dëshirat e tij ose do të përpiqet të pengojë përpjekjet tuaja. Ai nuk ka gjasa të jetë i suksesshëm nëse ju u përmbaheni qëllimeve tuaja deri në fund.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Disa njerëz tregojnë me shumë kuriozitet sesa do të lejonin sjelljet e mira. Kur e gjeni veten duke folur me një të afërm ose fqinj të zhurmshëm, do të jeni të vendosur të mos u përgjigjeni pyetjeve të tyre të shumta dhe të panevojshme.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Tani që keni pasur më shumë kohë për të menduar për këtë, nuk jeni të prirë për të nënshkruar një marrëveshje që u është ofruar së fundmi. Po mendoni të tërhiqeni nga kjo marrëveshje. Sa më gjatë ta lini atë, aq më e vështirë do të jetë të çliroheni nga ky detyrim. Vepro tani.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Pa marrë parasysh se sa i zënë mund të jeni, do të gjeni kohë për ta dëgjuar një mik i cili ka nevojë për ju. Dikush ka lejuar që mendimet e tij të turbullohen për qëllime të caktuara.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Ju po filloni të kuptoni miqësinë dhe besnikërinë e vërtetë të njerëzve të caktuar. Dikush që deri më tani ka qenë thjesht një i njohur, po futet në kategorinë e miqve të ngushtë. Kur dikush kërkon rregullisht shoqërinë tuaj dhe është i gatshëm të japë aq sa merr, do të ndikojë që të krijoni një shoqëri të fortë.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Largohuni nga problemet emocionale. Jeni jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj gjendjes shpirtërore të një miku ose të dashuri tuaj. Për hir të shëndetit tuaj, përpiquni të qëndroni sa më të përmbajtur.