Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 28 Apr 2024

Dashi

21 mars - 19 prill

Tani është koha të merreni me aktivitete fizike. Nëse ushtroni në palestër disa herë në muaj ose ecni mëngjeseve do të ndiheni më mirë, por do të kënaqeni edhe më shumë nëse ushtroni trupin tuaj në kohë të lirë. Shkoni në punë me biçikletë! Mësoni të lëvizni me rollera! Ka shumë mënyra se si mund t’i digjni kaloritë dhe peshën e fituar. Ju jeni mjaft kreativ të gjeni si ta bëni këtë.

Demi

20 prill - 20 maj

Vetëm pse keni mall të dilni jashtë dhe të kënaqeni nuk do të thotë se nuk mund të zgjidhni dhe të tregoni se çfarë dëshironi. Mos dilni vetëm për tu argëtuar. Sigurohuni që çfarëdo aventure të re që filloni do të jeni gati të kënaqeni. Koha juaj është e shenjë, kështu që mos humbisni kohë vetëm për të qenë të nxënë. Nëse nuk vjen një plan i mirë, atëherë më mirë është ta lexoni një libër.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Njohuritë që i merrni sot mund të jenë me ju për një kohë të gjatë, kështu që është në interesin tuaj të qëndroni të vërtetë. Mund të jetë joshëse të fshiheni pas roleve standarde shoqërore dhe të mos shqetësosh biseda të vogla, por tani nuk është lëvizja e duhur për ta bërë këtë. Angazhohuni me persona të tjerë. Në qoftë se nuk bëni një përpjekje për të ditur me të vërtetë se kush janë ata, pse do të bënin një përpjekje të dinë me të vërtetë se kush jeni ju?

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Një incident dramatik mund të ju jep një përshtypje interesante për dikë që nuk e njihni mirë. Duhet të përgatiteni pasi që ata mund të reagojnë më emocionalisht ngaqë keni pritur reagimin e tyre. Ju nuk mund ta dini si di gjeni ngjyrat e vërteta te ky person, por do ta gjeni se ai nuk është i përkryer siç e keni paramenduar. Ju mund te jeni njeriu më i fortë sot që të tjerët do të ju ndjekin.

Luani

23 korrik - 22 gush

Universi po ju dërgon shumë energji pozitive, që do të thotë se ju mund të kënaqeni me atë çfarë jeni duke e bërë tani, kështu që shijoni aventurën. Qoftë edhe rutina e zakonshme mund të ju ofrojë surpriza të këndshme nga një takim i papritur që mund ta keni. Sot është dita që do të ndiheni i veçantë në botën që ju rrethon. Është një ditë e mrekullueshme.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Energjia juaj pozitive do t’ju bëjë ta sfidoni dikë në një mënyrë konstruktive dhe pozitive, kështu që mos u ndiheni keq t’i kundërshtoni sjelljet pa logjikë dhe jo të mira nga dikush që bisedoni me të. Do të veproni me mençuri nëse fokusoheni në fjalët e mira të dikujt sesa në ato negativet. Kur ju i ndihmoni njerëzit të ngjiten lartë, ju do të keni më shumë bashkëpunim dhe popullariteti juaj do të mbetet i lartë aty ka qenë.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Po e ndjeni dëshirën për të filluar një projekt të ri, i cili është i shkëlqyeshëm, por kijeni parasysh që jeni i vetmi për ta kontrolluar tërë procesin e projektit. Mund të jetë shumë i suksesshëm ose do të mund të dështojë, kështu që sigurohu që do t’ia kushtosh kohën e mjaftueshme për të arritur sukses. Energjinë që do t’ia kushtosh është proporcionale me kënaqësinë që do ta ndjeni pasi projekti të kryhet, kështu që mos fillo të bësh diçka para se të sigurohesh që mund ta kryeni atë.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Dikush do të ketë nevojë për ndihmën tuaj sot, dhe ju duhet ta shpëtoni atë nga situata. Të veprosh vetëm për vete nuk është diçka që do t’ju shpjerë drejtë suksesit, ju do ta fuqizoni këtë lidhje me këtë person nëse e ndihmoni kësaj here, dhe do të vlerësohet shumë më vonë. Nëse doni të jeni efektiv ju duhet të bashkëpunoni me të tjerët. Eshtë e kuptueshme të mendoni për veten, mirëpo një situatë fito-fito është gjithmonë e mirë.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Momentalisht nuk po ndiheni në të njëjtën linjë të mendimeve me shokët tuaj, që po e krijon një situatë të çuditshme. Një person po ju shkakton tension dhe ju nuk e keni durimin ta duroni atë. Do të kënaqeni të merreni me të gjitha pasiguritë e dikujt që është i etur për komplimente. Ky person ju lodh mjaft, kështu që largohuni pak dhe kaloni pak kohë me veten tuaj. Ju mund të kryeni shumë punë vetë, kështu që do të kënaqeni duke punuar vetë.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Ju keni qenë të interesuar të përfshiheni në komunitetin tuaj por jeni shqetësuar se kjo do të ju merr shumë kohë nga jeta juaj. Mos u brengosni! Të përfshiheni nuk nënkupton se do ta kalosh tërë jetën me komunitetin tuaj. Vetëm jini të sinqertë se çfarë po dëshironi nga kjo eksperiencë dhe mos u mundoni të bëheni shumë i mirë vetëm të tregoheni i mirë me të tjerët. Nuk ka asnjë kuptim të ndihmoni nëse nuk e bëni atë për të ndihmuar të tjerët, jo për të ndihmuar veten tuaj.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Eshtë një zbulim i madh të cilin akoma nuk e keni bërë, por që do të jetë shumë e rrezikshme nëse largoheni dhe hiqni dorë nga ky zbulim! Ju duhet ta zgjoni energjinë tuaj pozitive dhe ta vëni atë në veprim. Kjo është një anë shumë e fortë e juaja dhe njëkohësisht shumë e rëndësishme. Ndiqni çdo ide që ju vjen në mendje dhe konsideroni ato. Diçka nuk po shihet qartë, por ju duhet të kërkoni tërë kohën në errësirë deri të gjeni një zgjidhje.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Vizioni juaj për të ardhmen është i mbuluar nga mendimet, dëshirat dhe shpresat e shumta. Mirë do të ishte të qëndronit pozitiv dhe ta drejtoni jetë tuaj, por momentalisht ju mund të dëgjoni atë që dëshironi ta dëgjoni dhe se kjo nuk është rruga e duhur për ta ndjekur. Thërrisni një shok tuaj ose familjar të afërm dhe takohuni me të. Ata kanë një perspektivë objektive dhe mund të ju ndihmojnë ta kuptoni të vërtetën. Ata nuk do të ju lavdërojnë, vetëm se do ta bëjnë të qartë vizionin tuaj.