Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 17 Jan 2024

Dashi

21 mars - 19 prill

Ju pëlqen sfida e fillimit të diçkaje të re, por nuk është aq e lehtë të qëndrosh deri në fund. Ju nuk i mendoni gjithmonë planet. Një mik praktik do të bëjë disa sugjerime të arsyeshme se si të qëndroni të motivuar në mënyrë që të përfundoni atë që keni filluar.

Demi

20 prill - 20 maj

Një entuziazëm i fortë do t'ju tundojë të hiqni dorë nga ajo që po bëni për t'u nisur në çdo drejtim që ju largon nga vendet e njohura. Do të ishte më mirë të qëndroni me atë që dini në vend që të nxitoni në të panjohurën.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Nëse nuk jeni të kënaqur me punën tuaj, shqyrtoni opsione të tjera. Po bëhet gjithnjë e më e vështirë të mbash të lumtur familjen, miqtë dhe shokët e punës. Tani për tani nuk do të bëni asgjë të jashtëzakonshme, por keni ndërmend të bëni disa ndryshime.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Një mik i besuar do t’ju mësojë diçka për të cilën nuk e kishit ditur më parë. Do ta vlerësoni shumë për atë që ju tregoi dhe do të jeni të lumtur që tani e dini se çfarë fshihet pas një situate të caktuar.

Luani

23 korrik - 22 gush

Maturia juaj në punë do t’ju ndihmojë shumë në planet për biznes dhe financa të reja. Nëse gjithçka shkon siç e keni planifikuar, do të fitoni shuma të majme parash.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Një arritje e madhe do t’i frymëzojë të gjithë rreth jush. Kjo do të jetë përvojë e tillë që nuk do të harrohet kurrë. E keni përjetuar me shumë emocion çdo hap që e keni bërë në këtë performancë të jashtëzakonshme.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Nuk do të hezitoni t’i ndihmoni një familjari me disa përgjegjësi për ca kohë. Nëse kjo i bën ata të ndjehen mirë, vazhdoni t’i qëndroni pranë. Do të ndiheni i mirëpritur kudo që shkoni. Njerëzit e vlerësojnë zemërgjerësinë tuaj.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Një ekip në të cilin jeni i përfshirë duket se nuk po arrin askund. Keni shpenzuar shumë kohë dhe energji duke e mbështetur një grup që nuk dëshiron të bëjë hapa përpara. Një situatë frustruese vetëm sa do të të japë më shumë arsye të largoheni që aty.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Keni vendosur qëllime të shumta por për të qenë më realist me veten largojini ato që duken të paarritshme për momentin. Merruni me punët e përditshme dhe do të shpërbleheni për maturi në punë.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Keni tentuar të kurseni para por është shumë e vështirë ta bëni i vetëm. Bisedoni me partnerin tuaj për çështjet financiare. Së bashku do të gjeni një zgjidhje më të mirë.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Nëse ndiheni sikur nuk jeni të gatshëm të punoni sot, merreni një ditë të lirë ose përfundoni vetëm ato punë që nuk mund të neglizhohen. Do të ishte ideale për ju të merrni një pushim të gjatë, andaj diskutojini planet me të tjerët për t’i gjetur kohë të lirë vetes.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Nuk ka kuptim të përpiqeni shumë nëse diçka për të cilën po punoni po shkon keq. Mund të duket një ide e mirë për të marrë përsipër një sfidë të vështirë, por nëse kjo fillon t'ju bezdis, acarojë ose zhgënjejë, mos u ndjeni fajtorë për të lënë dikë tjetër të marrë përsipër punën.