Horoskopi ditor - 17 Jan 2024
Dashi
21 mars - 19 prillJu pëlqen sfida e fillimit të diçkaje të re, por nuk është aq e lehtë të qëndrosh deri në fund. Ju nuk i mendoni gjithmonë planet. Një mik praktik do të bëjë disa sugjerime të arsyeshme se si të qëndroni të motivuar në mënyrë që të përfundoni atë që keni filluar.
Demi
20 prill - 20 majNjë entuziazëm i fortë do t'ju tundojë të hiqni dorë nga ajo që po bëni për t'u nisur në çdo drejtim që ju largon nga vendet e njohura. Do të ishte më mirë të qëndroni me atë që dini në vend që të nxitoni në të panjohurën.
Binjakët
21 maj - 20 qershorNëse nuk jeni të kënaqur me punën tuaj, shqyrtoni opsione të tjera. Po bëhet gjithnjë e më e vështirë të mbash të lumtur familjen, miqtë dhe shokët e punës. Tani për tani nuk do të bëni asgjë të jashtëzakonshme, por keni ndërmend të bëni disa ndryshime.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikNjë mik i besuar do t’ju mësojë diçka për të cilën nuk e kishit ditur më parë. Do ta vlerësoni shumë për atë që ju tregoi dhe do të jeni të lumtur që tani e dini se çfarë fshihet pas një situate të caktuar.
Luani
23 korrik - 22 gushMaturia juaj në punë do t’ju ndihmojë shumë në planet për biznes dhe financa të reja. Nëse gjithçka shkon siç e keni planifikuar, do të fitoni shuma të majme parash.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorNjë arritje e madhe do t’i frymëzojë të gjithë rreth jush. Kjo do të jetë përvojë e tillë që nuk do të harrohet kurrë. E keni përjetuar me shumë emocion çdo hap që e keni bërë në këtë performancë të jashtëzakonshme.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorNuk do të hezitoni t’i ndihmoni një familjari me disa përgjegjësi për ca kohë. Nëse kjo i bën ata të ndjehen mirë, vazhdoni t’i qëndroni pranë. Do të ndiheni i mirëpritur kudo që shkoni. Njerëzit e vlerësojnë zemërgjerësinë tuaj.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorNjë ekip në të cilin jeni i përfshirë duket se nuk po arrin askund. Keni shpenzuar shumë kohë dhe energji duke e mbështetur një grup që nuk dëshiron të bëjë hapa përpara. Një situatë frustruese vetëm sa do të të japë më shumë arsye të largoheni që aty.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorKeni vendosur qëllime të shumta por për të qenë më realist me veten largojini ato që duken të paarritshme për momentin. Merruni me punët e përditshme dhe do të shpërbleheni për maturi në punë.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarKeni tentuar të kurseni para por është shumë e vështirë ta bëni i vetëm. Bisedoni me partnerin tuaj për çështjet financiare. Së bashku do të gjeni një zgjidhje më të mirë.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtNëse ndiheni sikur nuk jeni të gatshëm të punoni sot, merreni një ditë të lirë ose përfundoni vetëm ato punë që nuk mund të neglizhohen. Do të ishte ideale për ju të merrni një pushim të gjatë, andaj diskutojini planet me të tjerët për t’i gjetur kohë të lirë vetes.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsNuk ka kuptim të përpiqeni shumë nëse diçka për të cilën po punoni po shkon keq. Mund të duket një ide e mirë për të marrë përsipër një sfidë të vështirë, por nëse kjo fillon t'ju bezdis, acarojë ose zhgënjejë, mos u ndjeni fajtorë për të lënë dikë tjetër të marrë përsipër punën.