Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 24 Feb 2024

Dashi

21 mars - 19 prill

Duhet t’i ndalni shpenzimet menjëherë. Jeni duke menduar se a duhet ta pranoni një ftesë shoqërore. A jeni beqar/e? Jeni duke dyshuar se një shok apo shoqe ka në mendje t’u afrohet më shumë. Por ju nuk jeni të interesuar dhe kjo mund t’ju vërë në pozitë të vështirë.

Demi

20 prill - 20 maj

Jeni duke u ndier zemërgjerë dhe jeni të gatshëm të shpenzoni para. Një bonus ose një shpërblim për punën e madhe që keni bërë, jua lejon që të jeni më të relaksuar rreth financave. Pikërisht kur ju dëshironi të kurseni para, ju vetëm synoni të kaloni kohë të mira.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Sa më i vetëkënaqur të jeni, aq më të lehtë do ta keni ta përballoni një situatë të vështirë. Mbani një sy te njerëzit për të cilët keni interesim dhe të cilët mund të mos e kuptojnë pse jeni duke i bërë gjërat ashtu siç i bëni. Ju nuk dëshironi ta ofendoni një koleg, duke ia hedhur poshtë këshillat.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Nëse ka kaluar kohë prej që keni bërë ushtrimeve, tani është koha të filloni sërish. Sapo të nisni një programi fitnesi, do të nisni të ndiheni më të lumtur dhe më të shëndoshë. Do të kërkoni madje të dini se si shpëtuat pa e bërë këtë.

Luani

23 korrik - 22 gush

Lajmet për mundësi të reja po i bëjnë të gjithë të flasin. Konsideroni idetë me një mendje të hapur. Ndryshimet që diskutohen mund të funksionojnë në avantazhin tuaj, edhe pse kjo mund të mos duket kështu në fillim. Ekziston një element sfide për një ndërmarrje të re që ka të ngjarë t'ju tërheqë.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Ju presin sfida në punë dhe familje, por ju do ta organizoni kohën tuaj në atë mënyrë që sido që të ndodhë, do të jeni në gjendje të ndani disa orë për çështjet tuaja. Ju nevojiten këto për të marrë në konsideratë një ëndërr ose plan që nuk është ende plotësisht i qartë në mendjen tuaj.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Keni nevojë për më shumë komunikim në një lidhje të afërt. Mirëkuptimi më i madh do të ndodhë nëse do të tregoni vullnet për të qenë të hapur dhe të sinqertë me të tjerët. Nëse keni mbajtur sekrete, tani është koha t’i vendosni të gjitha kartat tuaja në tavolinë. Rezultatet do t’ju befasojnë.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Ju e dini se sa e rëndësishme është të mos shkoni në ekstreme. Do ta keni të vështirë të pushoni, sepse po i merrni gjërat shumë seriozisht. Në një pikë të caktuar, do të keni nevojë të gjeni rrugëdalje për emocionet tuaja. Pjesëmarrja në aktivitete sportive ose ushtrimesh duhet të ndihmojë.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Çështjet financiare dhe familjare janë në kokën tuaj. Ka tension në punët tuaja. Ju nuk jeni në gjendje të punoni. Do të përjetoni ndryshime në atmosferën e përgjithshme, dhe mbi të gjitha, kjo do ta bëjë jetën familjare shumë stresuese.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Ka një ose dy gjëra për t’i zgjidhur që duhet t’ua mundësojnë që një projekt i vështirë të ecën më mirë. Kohët e fundit nuk keni pasur shumë kohë për veten tuaj. Ju mund të bëni një pushim. Jini të arsyeshëm dhe mos e ngarkoni veten shumë tani.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Një projekt që tashmë ka nisur do të kalojë nëpër disa pengesa. Kjo është diçka me të cilën nuk jeni përballur shumë deri tani. Do t'ju kërkohet ndihmë dhe këshilla, e mund të jeni të ngarkuar edhe me përgjegjësi.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Mund të duket sikur kohët e fundit nuk keni pasur mundësinë të dilni jashtë dhe aq sa do të kishit dashur. Pavarësisht motit, do të jeni të vendosur për ta kompensuar këtë. Jeni beqar/e? Një ftesë e papritur do t'i bëjë gjërat edhe më interesante.