Horoskopi ditor - 20 Mar 2024
Dashi
21 mars - 19 prillSado që dëshironi ta ndani historinë tuaj me dikë, disa gjëra duhet t’i mbani për vete. Mendoni me kujdes se sa shumë doni të zbuloni nga jeta juaj. Keni kujdes se kujt i besoni kur jepni mendime, plane dhe ide. Diskrecioni është mënyra për të bërë përparim.
Demi
20 prill - 20 majJeni gati për të bërë një pushim. Meritoni pak kohë larg angazhimeve të përditshme në mënyrë që të jeni të mirë me veten. Ju duhet paqe dhe relaksim dhe ju e keni gjetur vendin e përkryer që ua ofron të dyja.
Binjakët
21 maj - 20 qershorInjoroni çdo sugjerim që dikush bën për opinionet tuaja. Një rival xheloz mund të shohë se sa mirë po ecni dhe po përpiqet të ulë besimin tuaj. Edhe nëse ai ka më shumë përvojë, aftësitë tuaja janë adekuate, së shpejti do të jeni po aq të mirë sa ai dhe nuk ka nevojë të ndiheni të frikësuar.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikNjë mik kokëfortë nuk po e dëgjon këshillën tuaj edhe kur ju e vini re se nuk po ia del mbanë. Ju e dini se çfarë reagimi do të ketë nëse përfshiheni akoma më shumë. Megjithatë, ju mund t’i jepni disa sugjerime të cilat mund t’i vini në plan më vonë.
Luani
23 korrik - 22 gushMë shumë para se zakonisht po shpenzohen për veshje, gjëra shtëpiake dhe praktike. Kjo do të bëhet përmes zgjedhjes, kështu që nuk keni pse të ndiheni keq. Prej kohësh nuk keni bërë blerje të reja. Është koha që të vjetrat të zëvendësohen.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorNëse jeni duke kërkuar ndonjë shtëpi apo po prisni që dikush ta lirojë një apartament, sot do të keni mundësinë të gjeni diçka. Paratë dhe mbështetja nga një i afërm më i moshuar do t’ju ndihmojë të jeni të sigurt.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorVetëm ju mund ta dini nëse ia vlen apo jo të bëni përpjekje për të mbajtur disa miqësi. Kjo do të jetë një kohë sfiduese për një marrëdhënie të caktuar. Nëse është e rëndësishme për ju, do të bëni gjithçka që mundeni për ta mbajtur këtë lidhje. Nëse nuk është kështu, do ta ndërprisni atë.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorNëse keni lënë pas dore shëndetin tuaj, nuk është për t’u habitur që po filloni të ndiheni të lodhur dhe me mungesë energjie. Mendoni për ta filluar palestrën. Mos harroni t’i kushtoni vëmendje dietës tuaj. Përmbajuni ushqimeve të shëndetshme kur zgjidhni çfarë të hani.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorPërfshirja në një komunitet të ri do t’ju japë kënaqësi sidomos kur e dini se ju do ta keni rolin udhëheqës. Do të shfrytëzoni shumë kohë për ta befasuar dikë të afërt, me të cilin nuk jeni parë qe shumë kohë.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarNuk është se nuk e vlerësoni shoqërinë e të tjerëve, por keni punë me të cilat dëshironi të vazhdoni sot dhe do të preferoni t’i bëni ato vetë, pa asnjë ndërhyrje nga të tjerët. Prandaj, sa më shumë njerëz t’ju lënë vetëm, aq më i lumtur do të jeni.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtJu nuk duhet të mendoni dy herë për të marrë një ofertë tërheqëse financiare ose biznesi. Tashmë e keni marrë në konsideratë këtë lloj mundësie dhe është koha për të bërë ndryshime në jetën tuaj.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsEdhe pse nuk do të jetë e planifikuar, një miqësi e re do të hapë dyert që mund të ndryshojnë jetën tuaj për mirë. Sa më shumë kohë kaloni në këtë miqësi, aq më shumë vende ku nuk keni qenë më parë do të bëhen pjesë e kujtimeve tuaja.