Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 13 Nov 2021

Dashi

21 mars - 19 prill

Do të filloni të bëni pyetje për gjithçka që keni mësuar nga një i afërm, mësues apo udhëheqës. Përderisa sjelljet e tyre të fundit ju kanë zhgënjyer, kjo nuk do të thotë se gjithçka që keni mësuar nga ta është e pavlefshme. Duhet ta krijoni vetë sistemin e besimit dhe të reflektoni në bazë të ndërgjegjes suaj. Askush nuk pajtohet me gjithçka që mendon personi tjetër. Kjo është diçka e pamundur. Pasuroni individualitetin tuaj dhe eksploroni kultura, besime ose filozofi të reja. Studimet tuaja do t’ju udhëheqin drejt një vizite në një shtet të huaj. Shkoni dhe shikoni se si jetojnë të tjerët.

Demi

20 prill - 20 maj

Jeni në prag të një ndryshimi radikal, i cili është shumë jokarakteristik. Zakonisht, kur bëni një zgjedhje, i qëndroni besnik. Tani e keni kuptuar se keni një ëndërr të re dhe nuk mund të humbni kohë duke iu përkushtuar një pune që nuk iu përmbush ose një marrëdhënie jo të mirë. Mbase do të jetë e nevojshme që të ndërpritni kontaktet me një grup miqsh që u janë kthyer zakoneve të këqija. Bëni gjithçka që ju nevojitet për të qenë të lumtur. As omleti nuk përgatitet pa thyer disa vezë.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Shmangia e një figure autoritative është gjëja e parë që duhet të bëni sa i përket punës. Megjithëse kjo mund të nënkuptojë që të braktisni shtëpinë, ta lini punën ose të largoheni nga një organizatë me perspektivë, duhet ta bëni. Gjëja më e rëndësishme është që të ecni para. Për fat të mirë do të merrni disa para shtesë nga ndonjë trashëgimi, ose diçka të ngjashme. Dikush që ka flirtuar me ju së fundi është duke kërkuar me shumë ngulm vëmendjen tuaj.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

T’i kushtoni më shumë kohë vetes nuk është krim. Keni qenë gjithmonë zemërgjerë për t’i ndihmuar miqtë, sidomos në raste të veçanta. Tani jeni në një situatë më të qetë dhe paqësore. Aranzhoni një mbrëmje të qetë duke lexuar librin e preferuar, duke shikuar filma ose duke dëgjuar muzikë. Fikni për disa qaste telefonin. Miqtë do të zhgënjehen nëse nuk i përgjigjeni një ftese, por mos u brengosni, sepse do të keni kohë për ndeja të tjera. Përveç kësaj, mungesa e bën edhe më të gjerë zemrën.

Luani

23 korrik - 22 gush

Një dëshirë që e keni mbajtur të fshehur prej kohësh do të pëlcasë. Është koha të pranoni atë që dëshironi me të vërtetë, megjithëse kjo mund të nënkuptojë që duhet të merrni një rrezik. Nëse keni qenë duke u munduar ta ktheni një lidhje me telashe, është koha të hiqni dorë. Caktojani vetes misionin që të pavarësoheni. Gjeni një mënyrë se si të fitoni për të jetuar. Merrni hapa për krijimin e një jete më të qetë dhe të sigurt.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Vendosni letrat në tavolinë me një mik, të dashur ose koleg pune. Jeni lodhur duke qenë përgjegjës për gjithçka gjatë gjithë kohës. Do t’ju duket sikur keni rilindur nëse i jepni vetes lirinë që t’i ndiqni më shumë prirjet tuaja kreative. Është e vështirë të ndieni inspirimin nëse gjatë gjithë kohës jeni duke luftuar në rrëmujën e shumë detyrave. Për befasinë tuaj, miku juaj do të gëzohet nëse ju liroheni nga disa punë. Ky është shansi i njerëzve që t’ju dëshmojnë se ju mbështesin.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Do t’ju ofrohet një punë interesante. Kjo pozitë do të përfshijë disa detyra të ndryshme për çdo ditë dhe asnjëherë nuk do ta ndieni rutinën. Megjithëse orari mund të jetë i çrregullt, kjo është sakrificë që duhet ta bëni. Shumë nga miqtë tuaj janë të mbërthyer në punë. Fitimi i shansit për të shprehur kreativitetin tuaj është bekim i vërtetë. Një i afërm mund t’ju kërkojë disa përgjigje sa i përket të kaluarës. Jepni përgjigje të detajuara dhe të sinqerta.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Jeni lodhur nga frenimi i impulseve tuaja për t’ua bërë qejfin miqve apo familjarëve tuaj. Nëse vazhdoni të merreni me një sport ose hobi të rrezikshëm mund t’ju shkaktoni frikë të tjerëve, por kjo është diçka që ju plotëson juve. Nëse jeni në një marrëdhënie, keni kujdes mos bini pre e flirtimit të një personi shumë sharmant. Do të ishte turp nëse e lëndoni dikë që me të vërtet e dashuroni për një kënaqësi të momentit. Nuk ka veprime pa reaksione. Rezultati i ndonjë testi do të jetë më i mirë se që e keni pritur. Kjo është arsye e mirë për të festuar.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Ndërprisni një detyrë shtëpie. Jeni në gjendje të rregulloni shtëpinë në mënyrën që iu përshtatet. Një i afërm i juaji ose cimer do të ndihet keq. Nëse keni menduar që të dilni të banoni vetëm, kjo është koha e përshtatshme për ta bërë. Mbase do t’ju duhet të paguani më shumë, por prapë do të ndiheni më të lirë. Përveç kësaj, do të keni një mundësi shumë të mirë për të negociuar rritjen e pagës suaj.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Jeni lodhur duke kënaqur egon e një fqinji tuaj. Herën tjetër kur iu pyet për ndonjë opinion, bëhuni sa më i sinqertë. Mos ia fshihni të vërtetën. Përgjigja do të jetë e ashpër por ju nuk mund të fajësoheni për kritika konstruktive. Nuk ka qenë asnjëherë shprehi e juaja të përuleni. Jeni i interesuar të jepni më të mirën, Nëse njerëzit që keni afër mendojnë se ju jeni gati perfekt, ata nuk duan reagimet tuaja. Nuk ka nevojë të kërkoni falje sa u përket ndjenjave të të tjerëve.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Do të merrni disa para shtesë, por sigurohuni që t’i shpenzoni me kujdes. Kohëve të fundit, jeni përpjekur që të vini në rend të parë punën. Duke e dëshmuar këtë, mund të fitoni vëmendje mjaft favorizuese. Njerëzve që keni afër u pëlqen qasja juaj direkte dhe janë të gatshëm t’iu paguajnë për disa shërbime. Kjo është njëra nga shanset më të mëdha që keni për të ikur nga bota e korporatës dhe të kënaqeni me lirinë kreative. Nuk do të arrini këtë nëse humbni kohë kot.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Sinqeriteti paguhet. Keni mbajtur prej kohësh një sekret me qëllimin e mirë për të mbrojtur një mik. Tani është koha të tregoheni të hapur. Nëse një herë liroheni nga kjo barrë, do të ndieni një dozë të madhe energjie. Vazhdoni rutinën me ushtrimet, sepse do të ndiheni më të çliruar. Angazhimi në ndonjë punë që ka të bëjë me metalet do të jetë përvojë e veçantë. Mund të keni përfitime të mëdha nga stolitë punëdore.