Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 27 Aug 2023

Dashi

21 mars - 19 prill

Zyrtarët e lartë prej kohësh diskutojnë për ndryshimet dhe i fshehin këto plane për mazhorancën. Një përmbysje e madhe në vendin e punës do të befasojë një numër njerëzish. Në fund të fundit, kjo ju bën të dëshironi të zbuloni më shumë fakte. Mos u ndalni t’i shprehni dyshimet.

Demi

20 prill - 20 maj

I keni fshehur ndjenjat nga të tjerët dhe madje edhe nga vetja. Ka gjëra që nuk jeni interesuar t’i pranoni me zë të lartë, por nuk mund t’i mohoni ndjenjat. Një bisedë e sinqertë me një mik të kujdesshëm është mënyrë ideale për t’ju ndihmuar. Mund të habiteni nga gjërat që do të shpërfaqen nga kjo bisedë.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Njerëzit që nuk e prisnit kurrë të bisedonin me njëri-tjetrin, papritmas do të zhvillojnë disa diskutime të gjalla dhe interesante. Idetë që ndahen do t’ju japin shumë për të menduar. Rrallëherë e fikni mendjen dhe jeni gjithmonë në kërkim të mundësive të reja.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Jeni të shqetësuar se keni ngecur në përditshmëri. Kështu ju është ofruar një strehë e sigurt, por keni nevojë për më shumë tani dhe gjërat janë të sigurta, ju duken kufizuese dhe mbytëse. Nëse ka fusha të jetës tuaj që kanë nevojë për rinovim, nuk ka asgjë që ju ndalon për të bërë ndryshime.

Luani

23 korrik - 22 gush

Një ndryshim i papritur do t’ju befasojë. Edhe pse do të duket sikur ky mund të jetë problem, mund të jetë në fakt diçka e mirë. Dhembshuria dhe shqetësimi që dikush ka shfaqur para jush së fundmi ishte thjesht dredhi. Jeni mërzitur që këta njerëz po brengoseshin vetëm për interesat e tyre.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Fjalët e pakujdesshme të dikujt, të thëna në një moment plot nervozë, mund t’ju mërzisin. Edhe pse fjalët ju janë drejtuar juve h, mund të mos ketë qenë menduar për ju. Numëroni deri në dhjetë përpara se të reagoni. Nëse një vëzhgim i bërë bazohet në të vërtetën, ia vlen të reflektohet për këtë.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Me dëshirën tuaj për të provuar diçka të re dhe të ndryshme, mund të kafshoni më shumë sesa mund të përtypni. Ju dhe partneri mund të mos keni qenë kurrë më të ndarë. Ju doni të shkoni drejt një rruge dhe tjetri do të shkojë një anë tjetër. Keni qenë gjithmonë personi që dorëzohej, por lavjerrësi ka lëvizur në anën e kundërt. E dini mirë se çfarë doni dhe nuk do të dorëzoheni.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Lidhja romantike është në një situatë plot tension dhe po thuhen fjalë të rënda. Refuzimi për t’ia dhënë partnerit informacionin që kërkon, vetëm po i hedh benzinë flakës. Do të doni që ta mbani për veten atë që po ndodh, por duke e bërë këtë njerëzit fillojnë t’ju shohin si të paarritshëm.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Një i afërm i moshuar, i cili ka vite që bën të njëjtat gjëra, mund të bindet të bëjë disa ndryshime. Do të jetë më i gatshëm sesa e pranon për të dalë nga kjo rrugë. Dikush do të kërkojë falje për një gabim të fundit. Ju e dini se këto gjëra mund të rregullohen shumë lehtë.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Nuk shqetësoheni nëse dikush nuk mund t’ju paguajë për një punë që kryeni për të. Pavarësisht nëse kjo është një nder profesional apo personal, nëse do të ishit në të vetëm për paratë, do të kishit hequr dorë nga kjo vite më parë. Është kënaqësi t’i shfrytëzoni aftësitë që keni.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Jeta është e mirë dhe keni shumë gjëra për të cilat duhet të jeni mirënjohës. Në të njëjtën kohë, mos lejoni që kjo t’ju ndalojë të shkoni pas diçkaje që ju emocionon dhe ju intrigon. Nuk dihet se kur do t’ju vijnë mundësi të reja dhe edhe nëse nuk po kërkoni diçka shumë interesante, ky është një mundësi që nuk do të dëshironi t’ju ikë.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Një situatë në grup është stimuluese, por edhe shumë kërkuese, kërkon kohë dhe është shteruese. Keni bërë shumë në një punë të përbashkët, por ndonjëherë mund të ndiheni sikur po jua pushton jetën. Vetëm për këtë arsye nuk do t’i thoni jo mundësisë për të marrë pushim dhe për t’u marrë me çështjet personale.