Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 26 Sep 2023

Dashi

21 mars - 19 prill

Ju nuk mund të arrini të bëni gjithçka dhe kështu keni humbur nga sytë prioritetet tuaja të vërteta. Ju keni qenë kaq të përqendruar në punë, saqë keni injoruar dikë që ju e vlerësoni shumë. Sot do ta kuptoni se ai person ka fshehur një problem shëndetësor ose financiar nga ju.

Demi

20 prill - 20 maj

Përveç obligimeve tuaja të përditshme, do mund t'ju duhet që të merrni përsipër edhe detyra tjera. Një ortek përgjegjësish do t’iu vë nën presion të jashtëzakonshëm. Ju mund të pyesni veten se nga do të merrni energji për të përballuar të gjitha.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Ju duhet t’i thoni dikujt, i cili konsultohet me ju gjithmonë, që të marrin vendimet e tyre vet. Një mik i ri ose shok i vjetër duket aq i pasigurt për veten e tyre saqë po kërkon udhëzime për çështjet më të parëndësishme. Nxitini ata që të vendosin vetë.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Nuk do të jeni të kënaqur me mënyrën se si disa njerëz, që supozohej të punonin me ju, si pjesë e një ekipi, zhduken në momentin që shfaqen problemet. Duket e pa drejtë që ju duhet të zgjidhni disa çështje të ndërlikuara pa asnjë ndihmë apo mbështetje.

Luani

23 korrik - 22 gush

Një mundësi që do t’iu ofrohet nga një koleg i vjetër do të tingëllojë tepër joshëse. Ky mund të jetë shansi juaj për të zgjeruar përvojat tuaja, por do të ketë edhe kosto të bashkangjitura.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Ju do të ndihmoni një të afërm që të zgjidh një dilemë e cila po e mundon qe një kohë të gjatë. Ata do të jenë të lumtur që ju kanë besuar. Përveçse do të jeni në gjendje të mbani një sekret, do të ofroni edhe disa këshilla dhe ndihmë praktike se si mund t'i qasen një problemi të ndërlikuar.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Nuk do të jetë e lehtë të diskutosh një çështje private kur deri më tani nuk ke qenë në gjendje të komunikosh me dikë. Ju e dini që partneri po e injoron nevojën për të trajtuar një temë prekëse, por kjo nuk mund të vazhdohet më. Nëse ata vazhdojnë që të refuzojnë për t’iu ndihmuar, mund t'ju duhet ta përballoni vetë këtë.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Punët e përditshme do të marrin një kuptim të ri pasi jeni më të gatshëm të eksperimentoni. Do të sugjerohet një qasje e ndryshme ndaj detyrave rutinë dhe me gjithë hezitimin tuaj fillestar, mund ta gjeni veten duke pasur interes për këto metoda të reja.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Paratë nuk duhet të jenë një temë tabu. Ju dhe partneri duhet të diskutoni situatën tuaj aktuale financiare. Ju duhet të rivendosni gjithçka në rrugën e duhur përpara se kjo të fillojë t'ju shkaktojë net pa gjumë dhe shumë stres. Filloni të kërkoni mënyra për të zgjidhur problemet financiare.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Njerëzit duan të dinë pikëpamjet tuaja, në mënyrë që t'ua transmetojnë ato të tjerëve. Më e rëndësishmja, ata shpresojnë se ju do të pajtoheni me ta. Ju ndoshta nuk do ta bëni dhe për këtë arsye do të refuzoni të bëheni pjesë e problemeve të të tjerëve.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Një mori aktivitetesh do t'ju mbajnë në këmbë. Ju mund të ndiheni sikur nuk mund të vazhdoni me gjithçka që po ndodh. Delegoni përgjegjësitë aty ku mundeni dhe mbani mend: ka gjithmonë të nesërme për ato gjëra që nuk bëhen sot.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Ju dhe partneri apo miku i ngushtë nuk po bini dakord për asgjë këto ditë. Ju nuk jeni të sigurt se si është shpërbërë marrëdhënia juaj. Nga njëra anë po transmetohen pakënaqësi të vjetra. Nga ana tjetër, ju keni filluar të dyshoni se gjërat nuk do të funksionojnë kurrë mes jush.