Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 30 Sep 2023

Dashi

21 mars - 19 prill

Ka një arsye pse po e refuzon një ftesë për festë ose shans për të udhëtuar. Dëshira juaj për të vallëzuar gjatë gjithë natës nuk është zhdukur, mirëpo e dini se prioritetet tuaja tani kërkojnë më shumë energji dhe nuk keni kohë për zbavitje.

Demi

20 prill - 20 maj

Nuk ka rëndësi se çka dikush tjetër mund të jetë dukë bërë ose menduar, qëndroni me idetë dhe punën tuaj për të cilat do të testoheni. Në atë mënyrë e dini se nuk jeni duke e humbur kohën. Për ide më kreative kthehuni pak në kohë te moda e vjetër.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Nëse vetëm keni shkuar në shkollë a punë dhe nuk keni dalë shpesh për qejf, tash do të dëshironi të dilni. Po ndiheni shumë i izoluar brenda katër mureve. Mund ta ndërrosh rutinën me aktivitete të reja. Ndihma vullnetare në një komunitet do t’ju bëjë mirë.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Një telefonatë a një vizitë i një të afërmi të moshuar ose fqinji do t’ju lërë të kuptoni se kishin nevojë për pak mbështetje. Megjithëse nuk doni të përziheni, mendoni se është më mirë sikur të merrni leje për t’i organizuar ca gjëra në shtëpinë e tyre.

Luani

23 korrik - 22 gush

Mysafirë që nuk i keni pritur do të jenë sot në shtëpinë tuaj. Megjithëse e keni të vështirë të jeni në rolin e mikpritësit, biseda do të shkojë aq mirë sa do të të duket situatë e lehtë. Një thashetheme duket se po përhapet shpejt. Mund të ketë pasoja interesante nga kjo.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Mysafirë që nuk i keni pritur do të jenë sot në shtëpinë tuaj. Megjithëse e keni të vështirë të jeni në rolin e mikpritësit, biseda do të shkojë aq mirë sa do të të duket situatë e lehtë. Një thashetheme duket se po përhapet shpejt. Mund të ketë pasoja interesante nga kjo.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Nëse keni qenë në kërkim të një vendi të ri për të jetuar, sot është dita që do të bëni zgjidhje. Përgatituni për nënshkrime dokumentesh. Ka edhe të tjerë që janë të interesuar për të njëjtin vend, kështu që jini i shpejtë.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Edhe pse nuk keni shumë obligime ditëve të fundit, nuk dëshironi të merrni pjesë në angazhime të tjera që duket se nuk kanë dikë për t’i udhëhequr. Nëse jeni në një marrëdhënie romantike, ju dhe partneri juaj po kërkoni mënyra për të argëtuar veten tuaj, larg nga turma e zakonshme.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Aftësia për të gjetur kohë dhe për t’i dëgjuar nevojat dhe problemet e një miku është për t’u çmuar. Po mendoni kë ta gjeni për ta vendosur në krye të një projekti. Një fqinj që ka rreth të gjerë shoqëror do të bëjë sugjerime shumë të mira.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Nuk jeni i lumtur që shumë punë kanë mbetur të papërfunduara për ju. Nëse ka mbetur diçka pa e kryer nga muaji i kaluar do të donit ta përfundoni tash. Nuk ndiheni sikur keni organizuar gjithçka siç duhet kur punët e papërfunduara ju shkaktojnë zemërim.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Dërgojini aplikimet nëse jeni duke kërkuar punë. Mos nguroni të merrni pjesë në një agjenci pune. Oferta për një punë me gjysmë – orari mund t’ia vlejë të konsiderohet. Mund të të çojë në shumë mundësi më të mira. Shpesh mendoni të bëheni pjesë e një grupi për punë vullnetare.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Çështja e financave mund të jetë shkaku i disa mosmarrëveshjeve. Dikush po mundohet të gjejë shumë arsye për të mos e paguar pjesën që i takon. Paratë janë të pakta për momentin dhe nuk ka asnjë shans që ju do ta lini dikë të largohet pa paguar. Kanalizojeni energjinë tuaj në një drejtim në mënyrë që të mund të bëni progres.