Horoskopi ditor - 29 Sep 2023
Dashi
21 mars - 19 prillShumë zhurmë, rrëmujë e aktivitete po ju lodhin e po ju tensionojnë. E keni të vështirë t’ua shpjegoni njerëzve pse ndiheni kështu. Thjesht keni nevojë për një vend të qetë, ku nuk do të shqetësoheshit nga shpërqendrimet që jua shkaktojnë të tjerët. Aktivitetet e zhurmshme të një fqinji po fillojnë t’ju nervozojnë. Ecja në natyrë do t’ju ndihmojë që të çlodheni dhe të mblidhni energji.
Demi
20 prill - 20 majPërkushtimi ndaj një detyre së shpejti do t’i marrë vlerësimet dhe uratat që i meriton. Keni vazhduar ta mbani qëndrimin tuaj dhe ta mbështetni një kauzë të vlefshme, nga e cila njerëzit e tjerë janë mërzitur shpejt. Fuqia juaj është besnikëria dhe përkushtimi dhe këto dy tipare kanë ndikuar që një projekt të përfundojë mirë.
Binjakët
21 maj - 20 qershorJeni gati për sfida. Kur punoni më shumë sesa duhet në çfarëdo që bëni, do të shpërbleheni për punën e madhe dhe për përkushtimin. Përfshirja juaj në një projekt në komunitet do të ndikojë ta përmbushni potencialin tuaj si udhëheqës. Nëse është e mundur që t’i udhëhiqni ju detyrat, bëjeni këtë gjë. Kjo do të ndikojë që të mund të merreni edhe me probleme më të ndërlikuara.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikPo mendoni për jetën dhe për të ardhmen tuaj. A jeni të sigurt se vendi ku jeni tani është vendi ku doni të jeni? Nuk keni tjetër zgjidhje përpos se të vazhdoni me të njëjtën rutinë, duke i parë faktet e njëjta dhe duke shkuar në vendet e njëjta qe sa muaj. Nuk është për t’u befasuar nëse jeni të dëshpëruar për ndryshim.
Luani
23 korrik - 22 gushNdonëse gjërat që do të dëgjoni mund t’ju duken të besueshme, nuk duhet t’u jepni shumë rëndësi thashethemeve. Nuk ka rëndësi se sa interesante mund të tingëllojnë, ka mundësi se nuk janë aspak të vërteta. Ajo që duhet ta dëgjoni është këshilla e një kolegu, i cili nuk do t’ju lërë të bëni ndonjë gabim.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorNjë mik që nuk e keni parë me vite do t’ju kontaktojë dhe kjo gjë do t’ju shtyjë të mendoni për shoqëritë që keni pasur gjatë viteve të kaluara. Me disa njerëz me të cilët jeni takuar rregullisht tani duket sikur jeni larguar. Keni menduar se nuk keni më asgjë të përbashkët, por sapo të filloni të flisni me ta do ta kuptoni se përshtateni tepër shumë me njëri-tjetrin.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorPërpilojeni buxhetin para se të filloni një projekt për rinovimin e shtëpisë. Përmbajeni pak veten. Doni t’i realizoni idetë më të mira dhe më të mëdha, por ato edhe kushtojnë më së shumti. Pranojeni se keni një shumë të caktuar parash dhe mundohuni që me to ta rinovoni shtëpinë.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorEkzistojnë disa çështje të rëndësishme me të cilat duhet të merreni sot. Mos u befasoni nëse do të shqetësoheni pak. Ka punë me të cilat nuk jeni mësuar dhe do t’ju duhet të hulumtoni para se të merreni me to. Mbase do të ndiheni sikur keni rënë në fund të pusit. Këshillojuni me një profesionist nëse keni nevojë.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorDo ta merrni një ofertë, falë një miku apo shoku që mendon për ju. Do ta gjejnë një mundësi që është e përkryer për ju. Kjo gjë do të ndikojë që të jeni mirënjohës ndaj miqve që keni dhe të kuptoni se sa mirë ju njohin. Ata e kanë kapur një mundësi duke ju pasur në mendje. Tregojuni se sa shumë e vlerësoni këtë gjest.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarNjë familjar po rri brenda botës së tij dhe nuk po interesohet për problemet e të tjerëve. Do t’i kuptonit nëse kjo do të ishte e përkohshme, por po lodheni duke i dëgjuar problemet e tyre. Do të keni nevojë që të largoheni pak nga njëri-tjetri apo do t’ju tregoni se si po ndiheni.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtDo të filloni të ndiheni më mirë sapo t’i nisni punët që i keni lënë anash për shumë kohë. Prandaj, do të jeni të zënë dhe do të jetë sfidë për ju, por jo ndonjë sfidë që nuk mund ta përballoni. Jeni të gatshëm të punoni vazhdimisht, por duhet të mendoni që edhe të pushoni gjatë mbrëmjeve.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsNjerëzit tuaj të afërt ju japin forcë që t’i kaloni momentet e vështira. I vlerësoni miqtë e afërt dhe familjen tuaj. Ata ju kanë ndihmuar që të qëndroni të fortë dhe ajo që nuk mund ta vëreni është se sa shumë do të thotë për ta edhe mbështetja juaj. Lumturi është të jeni me të dashurit tuaj.