Horoskopi ditor - 05 Feb 2023
Dashi
21 mars - 19 prillPartneri apo miku juaj i ngushtë do t’ju tregojë diçka që do të thotë se do të ketë ndryshime. Do të dëshironit t’ju ketë përgatitur më herët për diçka të tillë. Kur filloni e mendoni për këtë, do ta kuptoni se pse keni pasur disa parandjenja. Doni që t’i kënaqni të tjerët dhe t’i mbështesni, por edhe lumturia juaj ka rëndësi.
Demi
20 prill - 20 majNjë shok avanturier do t’ju nxisë që të guxoni më shumë. Kënaqeni duke i shikuar disa pjesë të jetës suaj nga kënde të reja. Po e vëren se falë miqësive që keni po ju hapet horizonti. Nëse jeni beqar/e, dikush që kurrë s’keni menduar se është tipi juaj do të fillojë të ketë rol të madh në jetën tuaj. Kurrë mos mendoni se nuk mund të tërhiqeni nga tipat e kundërt.
Binjakët
21 maj - 20 qershorKëshillohet t’i kushtoni më shumë kohë nevojave tuaja personale dhe të kujdeseni më shumë për shëndetin tuaj. Ka mundësi se jeni ndier të plogësht e të lodhur së fundmi. Kur punoni shumë, duhet ta keni parasysh edhe ushqimin që hani. Ushqimi i shëndetshëm dhe ushtrimet e rregullta ndikojnë mirë në shëndetin tuaj.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikNjerëzve u pëlqen aftësia juaj udhëheqëse. Mos u befasoni nëse kërkojnë nga ju që ta udhëhiqni një projekt grupor. Me anë të shakave dhe këshillave praktike, do t’iu ndihmoni të tjerëve që të marrin vendime të duhura. Është koha e duhur ta organizoni një tubim të vogël, gjithmonë duke i zbatuar masat e sigurisë dhe distancën sociale.
Luani
23 korrik - 22 gushNëse mundoheni shumë përnjëherë, mund t’ju sjellë pasoja të pandreqshme. Jini real rreth kohës që keni. Mos merrni përgjegjësi, nëse tashmë jeni të ngarkuar mjaftueshëm. Nuk mund të punoni si duhet kur jeni të mbingarkuar. Keni nevojë për udhëtim e për shoqëri.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorFrenojeni pak vetveten. Në kohë të tilla si kjo, prireni të bëni vendime të ngutshme, vetëm e vetëm të ndryshoni diçka. Jini të kujdesshëm ndaj një miku të ashtuquajtur, që nëse i vjen mundësia, do t’jua kthejë shpinën. Një koleg që gjithmonë bën probleme jo vetëm që do të ndikojë në produktivitetin tuaj, por edhe do ta dëmtojë reputacionin tuaj.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorPa marr parasysh fillimit jo të mirë, një projekt i ri do të ecë shumë mirë. Një plan real është çelësi i përparimit. Nuk është nevoja të mundoheni shumë për t’i nxitur të tjerët që të punojnë. Të tjerët do t’i shohin dobitë e kësaj pune dhe entuziazmi juaj do të ndikojë që ekipi të ecë para, edhe kur bie motivimi.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorNjë mik i ngushtë apo partneri është duke menduar për të bërë disa ndryshime. Kanë qenë duke dhënë shenja për këtë gjë, por nuk ju kanë treguar saktë se çka po planifikojnë. Arsyeja mund të jetë sepse ende nuk e dinë qartë se si do të ecë ky plan. Për këtë arsye duhet ta përgatitni veten, para se ta kuptoni se çfarë po ndodh.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorMënyra sesi një i panjohur ia del në situata të çuditshme dhe të papritura, do t’ju nxisë ta respektoni e adhuroni. Do t’ju lënë mbresa aftësitë që shfaqin në situata emergjente. Është mirë nëse kushtoni kohë për t’i njohur disa njerëz të rinj që po hyjnë në jetën tuaj, pasi do të kuptoni gjëra interesante.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarTelashet me paratë mund t’ju vënë në një situatë goxha të sikletshme. Përvojat e fundit me financa po ju ndalojnë për të bërë vendime të guximshme rreth së ardhmes suaj. Ndoshta nuk jeni aq i pasur, por pak ekstravagancë, nuk do t’ju bëjë keq. Çdokush e meriton që ta llastojë pak veten ndonjëherë.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtNjë lidhje që s’ka shkuar edhe aq mirë, prapëseprapë iu ka sjellë gjëra të mira dhe për këtë arsyeje nuk pendoheni për të. Ish-i/e dashuri/a juaj do t’ju njoftojë me disa njerëz interesant, shumë prej të cilëve do të jenë miq të mirë. Keni shumë gjëra të përbashkëta. Kjo lidhje tashmë ka përfunduar, por jua ka ndryshuar disa aspekte të jetës.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsJeta juaj po merr drejtim të ri. Një kthesë e re ngjarjesh do t’ju takojë me disa njerëz, që del se përshtateni shumë në disa fusha. Keni vlera dhe besime të njëjta. Nëse ofroni t’ia bëni dikujt një të mirë, kjo mund të jetë fillimi i një shoqërie apo lidhjeje të re.