Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jennifer Lopez thotë se Marc Anthony i ndihmoi shumë pak në rritjen e binjakëve

Marc Anthony dhe Jennifer Lopez

Marc Anthony dhe Jennifer Lopez

Foto: Associated Press

Këngëtarja e mirënjohur, Jennifer Lopez, ka folur për sfidat e rritjes së binjakëve të saj, Emme dhe Max, duke thënë se ka pasur “shumë pak ndihmë” gjatë rrugëtimit si nënë.

Aktorja 56-vjeçare, e cila i ka fëmijët me ish-bashkëshortin e saj, Marc Anthony, u shpreh krenare teksa binjakët po përgatiten të nisin studimet universitare, ka shkruar E News!.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Të dy fëmijët e mi u pranuan në universitetet që dëshironin. Të dy fituan bursa dhe do të shkojnë aty ku kanë ëndërruar”, ka thënë ajo në podcastin SmartLess.

Duke reflektuar mbi vitet e prindërimit, Lopez ka thënë se ia doli vetë, me shumë pak ndihmë.

“I thash vetes: Ia dole krejt vetë. Kjo është e mrekullueshme. Kishe shumë pak ndihmë”, ka thënë ajo.

Lopez dhe Anthony ishin të martuar për shtatë vjet, para se të ndaheshin në vitin 2011.

Ata finalizuan divorcin në vitin 2014 dhe vazhdojnë të ndajnë përgjegjësitë prindërore për binjakët.

Pavarësisht ndarjes, Lopez ka folur gjithmonë me respekt për ish-bashkëshortin e saj.

“Ne jemi miq shumë të mirë dhe prindër së bashku”, pati thënë ajo në një intervistë të mëhershme.

Anthony, ndërkohë, ka zgjeruar familjen e tij ndër vite dhe së fundmi po pret fëmijën e tij të tetë me bashkëshorten Nadia Ferreira.