Horoskopi ditor - 16 Oct 2023
Dashi
21 mars - 19 prillJu nuk keni qenë në gjendje të mirë emocionale dhe e keni pasur të vështirë që të merrni një vendim të rëndësishëm. Flisni për atë që ju shqetëson me partnerin ose dikë të afërm. Do të ndiheni më mirë dhe do ta keni më të lehtë që të realizoni planet tuaja.
Demi
20 prill - 20 majNjë takim ose intervistë do t’ju bëjë të ndiheni të pasigurt. Kjo, për shkak të disa ndryshimeve që duhet bërë dhe për këtë arsye do të shqetësoheni shumë. Vlerësimi juaj i mëparshëm për këtë çështje ka ndryshuar. Duhet të mendoheni mirë para se të merrni hapat e ardhshëm.
Binjakët
21 maj - 20 qershorMos merrni vendime të pamenduara mirë. Shqyrtojeni edhe pak pozitën e re të punës që ju është ofruar, para se të bëni një zgjedhje përfundimtare. Mund të duket sikur kjo mundësi është më e mira për ju, por do të ketë disa arsye që do t’ju bëjë që të hezitoni.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikNuk po i kushtoni kohë familjes dhe miqve tuaj, ndonëse ata kanë vazhdimisht nevojë për ju. Mesazhet e tyre të vazhdueshme po ju shqetësojnë. Mos u izoloni nga të tjerët. Disa net të fundit të kaluara vetëm, duket se po ndikojnë keq në shëndetin tuaj.
Luani
23 korrik - 22 gushMos hezitoni që të pranoni ndihmën që u ofrohet. Në këtë mënyrë do ta kryeni punën më shpejt. Kjo do t’ju japë gjithashtu kohë për të filluar përgatitjen për projektin që e keni menduar qe sa kohë. Ju dëshironi ta realizoni atë në mënyrë të përsosur, për këtë arsye i keni menduar të gjitha detajet.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorJu keni pasur gjithmonë një lidhje të fortë me kafshët dhe vendimi për të adoptuar një kafshë shtëpiake është i duhuri. Mos dëgjoni shumë fjalët e të tjerëve, dëgjojeni zemrën tuaj. Askush më shumë se ju nuk e di se çfarë ju nevojitet.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorDisa njerëz do t’ju zhgënjejnë, por ju do të arrini të menaxhoni emocionet tuaja. Diçka është aq e rëndësishme për ju, saqë jeni të vendosur ta çoni deri në fund. Mos injoroni interesat tuaja.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorJu po ndiheni të detyruar që të shkoni në një festë. Kalimi i kohës me një numër të madh njerëzish po ju lodh shumë. Mos bini pre e të tjerëve. Ndiqni zemrën tuaj.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorDisa njerëz nuk po i marrin aq seriozisht përgjegjësitë e tyre. Një projekt nuk po funksionon siç pritej. Ndihesh i zhgënjyer dhe nuk je i vetmi që zhgënjehesh. Së shpejti do të rimendoni disa angazhime.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarPo pyesni veten se si do t’ia dilni ta përfundoni një projekt të ri. Sa më shpejt që të filloni, aq më mirë do të jetë për ju. Ju duhet të jeni të kënaqur me përparimin që keni bërë deri tani. Merrni gjërat shtruar.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtKa shumë kërkesa nga të tjerët dhe shumë gjëra po ndodhin rreth jush. Ju nuk po mund të mendoni qartë, e lëre më të veproni. Duhet t’i kushtoni pak kohë vetes për të kuptuar mendimet tuaja.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsNuk jeni të prirë për të qenë në qendër të vëmendjes, por keni informacione ose njohuri që të tjerët duket se kanë nevojë për momentin. Një ide që dikush i afërt do t’ju japë do të të ndihmojë shumë. Organizoni kohën tuaj të lirë dhe merruni me aktivitete që ju pëlqejnë.